Real Madridi ka shënuar fitore rutinore ndaj Granadas duke e shkatërruar me rezultat 9-1, në një sfidë ku shkëlqeu superylli, Cristiano Ronaldo, me plot katër gola të realizuar.
Mega ylli i Realit startoi nga fillimi i takimit në një mesditë me diell në Madrid.
Tifozët prisnin fitoren dhe arsyetime më nuk kishte, teksa Ronaldo edhe një herë u desh të shfaqej në skenë pas shumë kritikave ndaj tij.
Seria u hap nga Bale në minutën e 25-të për 1-0, para se Ronaldo të realizonte tri gola të bukur për të treguar se ai është babai dhe se është rikthyer në skenë (30′, 36′ dhe 38′).
Ky ishte edhe rezultati i pjesës së parë, teksa në pjesën e dytë Reali realizoi edhe gola të tjerë.
Radha e Benzemas erdhi në minutën e 52-të kur shënoi për 4-0, teksa Cristiano ronaldo në minutën e 54 realzoi golin e tij të katërt për 5-0.
Benzema e realizoi edhe golin e tij të dytë në minutën e 56-të në disa gola të shpejt në start të pjesës së dytë për 7-0.
Në minutën e 74 erdhi goli i ndrit për Grandan shënuar nga Ibanez, teksa për 8-1 Mainz realizoi autogol. Krejt në fund golin e pestë persnal e realizoi Ronaldo për 9-1.
Me këtë fitore Reali ka 67 pikë, një më pak se Barcelona që është në vendin e parë.