Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës me shqetësim ka marrë lajmin për djegien e një prone të një banori në fshatin Llapushnik të Drenasit, për çka ndien keqardhje për këtë aksident
Kryesia e BIK-ut kërkon nga organet kompetentet që më parë të ndriçojnë rrethanat e djegies së pronës në Llapushnik, ndërsa në të njëjtën kohë apelon te të gjithë që mos të prejudikojnë motivet e aksidentit pa pasuar version zyrtarë nga organet kompetente.
“Populli ynë dhe Bashkësisë tona fetare historikisht kanë qenë të përkushtuar në kultivimin e tolerancës e mirëkuptimit ndërfetar e ndërnjerëzor e mbi të gjitha mirëkuptim ndërvllazëror. Mbesim të përkushtuar që këto vlera të popullit tonë për asnjë motiv të mos cenohen”, thuhet në reagim.