1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Reagime pozitive për vendimet e gjygjit në Gjermani

Më të lexuarat

Pas vendimit të gjygjit social për punë në Berlin për mosndalimin e mbajtjes së shamisë është e paligjshme, këshilli i lartë i kordinacionit musliman në Gjermani e ka përshendetur këtë vendim.

Bashkësia islame Turke, këshilli qendror i muslimanëve, këshilli i muslimanëve gjerman dhe unioni i qendrave për kulturë islame, së bashku kanë përshendetur vendimin e gjykatës së Berlinit, në të cilen thuhet se shamia nuk është veshje e rëndomtë, por simbol i veçantë fetar, që mos pranimi i punëtoreve në punë për shkak të shamis është e paligjshme.
“Ndalimi i mbajtjes së shamisë nuk është vetem ngecje e integrimeve, por në të njejtën kohë diskriminon gratë muslimane. Shpresojm që vendimet e marra në disa pjesë të Gjermanisë, për ndalimin e mbajtjes së shamisë për mësueset do të hiqet nga ligji“, ka thënë Portparolli Erol Purlu.
Kryetari i bashkësis islame turke për evropë (AITB) Ihsan Oner ka thënë se shpreson që ky vendim të shërbej si shembull për të tjerët.
“Gjygji social për punë në Berlin, me vendimin e marrë se mbajtja e shamisë nuk është thjeshtë rrobë, por është simbol fetar që me këtë ka vendosur temelet e largimit të padrejtësive dhe diskriminimëve ndaj muslimaneve. Vendimi i gjykatës është hap i parë në rrugë të mbarë, dhe shembull për komplet gjermaninë. Ky vendim në të njejtën kohë është përgjigjje e atyre që muslimanet i kanë konsideruar si rangu i dytë dhe i atyre që nuk kanë dashur ti shohin ato si pjesë e Gjermanisë“, ka thënë Oner./mszh/Sh.Hulaj/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit