3.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Reagim – Stop skenareve ndaj Luginës se Preshevës!

Më të lexuarat


(Reagim)
Stop skenareve ndaj Luginës se Preshevës Që nga rasti i Kumanovës mediat serbe nuk pushuan së shkruari artikuj për një eskalim të mundshëm të gjendjes edhe në luginën e Preshevës. Nuk munguan as vizitat dhe frikësimi i popullatës nga politikanë të ndryshëm, as deklaratat e zyrtarëve të lartë serb se në Preshevë dhe Bujanoc po pregaditet ndonjë sulm terrorist i ngjashëm me atë të Kumanovës. Edhe shteti i Kosovës paralajmroi se Serbia po përgatit skenar në luginën e Preshevës. Ndër analistë dhe politikan që veprojnë në luginë të Preshevës ishin Shaip Kamberi dhe Belgzim Kamberi ata që tërhoqën vërejtjen se mediat serbe po i paraprijnë me lajme të fabrikuara një aksioni spektakular në Luginë të Preshevës. Edhe Shesheli tha se është i informuar që me 28 qershor pushteti po përgatit sulme terroriste në Beograd që më pasë të intervenojë në Novi Pazar edhe më pasë në Luginën e Preshevës. Gjithë këto propaganda të bëjnë të ngushtë dhe të pasigurtë jetën e qytetarevë në Luginën e Preshevës, dhe ky është një presion psikologjik për të lëshuar shtëpitë dhe për tu shpërngulur sa më shumë të rinjë. Së fundmi pash edhe emrin tim në një “gazette” serbe kinse me urdhër tim kanë shkuar luftëtarë në Siri, dhe se Serbisë po ju kanoset rreziku nga terroristët islamik. Më duhet me indinjatë ta demantoj këtë dezinformatë të rrezikshme, sepse personalisht kam qenë një ndër zërat më kritikë për Luftën në Siri, ajo luftë nuk na takon neve. Dhe realisht ashtu është, neve nuk na takon që të përfshihemi në ato luftëra, sepse ajo është luftë e huaj dhe ne kemi hallin se si të mbijetojmë. Muslimani i vertetë është paqësorë. Nesë dikush ka shkuar në ato luftëra nga trevat shqiptare, ata nuk duhet të jënë shkaku që Serbia të përfitojë poena politik para faktorit ndërkombëtarë me ndonjë skenar të mundshëm ndaj muslimanëve të pafajshëm në këto treva. Kurse ndaj gazetave ku kanë njollosur emrin tim do të bëjë kallëzim penal. Kërkojm mbrojtje nga Allahu, pastaj kërkojmë mbrojtjen e faktorit ndërkombëtarë dhe të faktorëve politikë në Shqipëri dhe Kosovë, që të mos biem pre e ndonjë skenari ashtu siq ranë pre e ashtuquajtura “grupa e gjilanit” , ku me ta padrejtësisht u bë spektakël dhe u torturuan për 5 vite rradhazi e në fund u liruan si të pafajshëm. Nuk mundet të jetë terrorist një person vetëm pse shkon në xhami dhe mbanë mjekërr, e as një grua terroriste vetëm që mbanë shami. Mostolerimi fetar ndaj shqiptarëve të këtij rajoni është një faktor që e bënë luginën e Preshevës si popullata më e shtypur ekonomikisht dhe moralisht në të gjithë Ballkanin. Me rrespekt Ulvi Fejzullahu imam i xhamisë në Bujanoc 11.06.2015

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit