4.4 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Reagim ndaj gazetës proqeveritare (Dnevnik)

Më të lexuarat

Reagim (Dnevnik)

Skandalizimi i kotë i pseudogazetarit Gjorgjevski

Branko Gjorgjevski, i angazhuar në gazetën “Dnevnik” si duket i ka dhënë detyrë vetes që gjithnjë ta mbajë nën vëzhgim BFI në RM. Ka kohë që ka nisur “të specializojë” në sulmet amatoreske kundër BFI-së. Në fakt, ky Institucion asnjëherë nuk ka qenë kundër kritikave, mezi pret të përballet me kritika të shëndosha dhe konstruktive. Ndërsa, në të gjitha shkrimet paçavure të deritanishme Gjorgjievski ka shprehur vetëm destruktivitet dhe urrejtje të tmerrshme kundër islamit, kundër Institucionit më të lartë islam në vend, BFI-së dhe, përgjithësisht kundër myslimanëve. 
Flitet se, pseudogazetari Branko Gjorgjevski kalon në histeri sa herë që mbetet pa përgjigje e pa reagim kundër shkrimeve të tij provokuese. Në fakt ai asnjëherë nuk shkruan, ai vetëm provokon dhe derdh llavë urrejtje kundër gjithkujt që nuk është me mendjen e tij. E i shkreti nuk ka një gram mend! Kësaj radhe, do ta ndihmojmë, do t’ia zvogëlojmë nivelin histerik, duke i reaguar kundër paçavures së tij të botuar në “Dnevnik”, e enjte, 19 shkurt, 2015
Së fundmi, me mendjen e tij që i funksionon si “refleks Pavllovian” doli me një reagim të ashpër kundër Reisul Ulemasë i cili, në një kolumnë shprehu absolutisht pikëpamjet e veta personale për sa i përket aferës së përgjimit. Këtë reagim qytetar të Reisul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepit, pseudogazetari Gjorgjevski e konsideron skandal!
Sipas tij, skandal qenka ta mbrosh të vërtetën dhe nuk na qenka skandal angazhimi në mbrojtje të veprimeve djallëzore siç i mbron pseudogazetari në fjalë. 
Nuk na qenka skandal shpifja e pseudogazetarit kur thotë se “Reisi Rexhepi në emër të myslimanëve u rreshtua në anën e Zaevit”. A e kupton ky farë diletanti se çka është kolumna? A e di ai se aty mund të shprehen vetëm pikëpamjet individuale dhe kurrë kolektive? E kemi të qartë: me këtë konstatim idiotesk pseudogazetari Gjorgjevski në fakt dëshiron të thotë se, ja, Zaevi “antikrisht” ka ngelur vetëm me përkrahjen e myslimanëve dhe si i tillë duhet të satanizohet deri në fund! 
Le të bëjnë ç’të dëshirojnë gazetarët me z. Zaev, le të bëjnë ç’të duan edhe me z. Gruevskin, por, asnjëherë mos të presin që Bashkësia Fetare Islame të heq dorë nga parimet kur’anore. Kurrë! Me asnjë çmim! Përgjimi është një nga mëkatet më të mëdha dhe, detyrimisht, çdo musliman i vërtetë duhet ta luftojë këtë dukuri. E ftojmë edhe Gjorgjevskin që ta luftojë këtë dukuri dhe jo ta sulmojë atë që nuk pajtohet me një gjë të tillë. Sepse, përgjimi është vepër satani dhe, nëse është njeri normal pseudogazetari Gjorgjevski, nuk do të duhej që të pozicionohen në anën e Satanit (përgjuesit, kushdo qoftë ai). Përgjimi, sipas parimeve islame është barazi “me ngrënien e mishit të vëllait të vdekur”! Kështu thotë Kur’ani dhe, BFI përjetë do të jetë në anën e Kur’anit, pa iu dridhur as më e vogla qime për atë se çka ëndërron, çka mendon dhe çka shkruan pseudogazetari Gjorgjevski. Si Institucion Fetar Islam mund ta ndihmojmë këtë qytetarë të Maqedonisë duke i sugjeruar: ngrite nivelin profesional, kalo e bëhu tamam gazetar dhe, urdhëro në BFI për çfarëdo shqetësimi e teme që të mundon. Por vetëm në cilësinë e gazetarit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit