1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Rasti Monstra: Dëshmitarët nuk e njohin Sami Lutën

Më të lexuarat

Tre dëshmitarët e vetëm që kanë qenë në vendngjarje nuk e identifikuan as të akuzuarin e 7-të dhe të fundit në procesin gjyqësor Monstra, Sami Lutën. Ahmed Bekir, Nesim Kemal dhe Bajram Memedov, që të tre 3 peshkatarë që kanë kontaktuar drejtpërdrejtë me viktimat pak orë para vrasjes së tyre, thanë sot se për herë të parë e shohin Sami Lutën. Të njëjtën gjë, ata e kishin thënë më herët edhe për të akuzuarit e tjerë.

“Dëshmitarët që edhe sot dëshmuan për Sami Lutën e thanë të njëjtën punë, që ky person nuk ka qenë, siç e thanë edhe për të akuzuarit e tjerë. Dëshmitarët e propozuar nga prokuroria, deklaratat e tyre na shkojnë neve në favor. Të gjithë këto dëshmitarë të prokurorisë që kanë qenë në vendin e ngjarjes, në ditën e ngjarjes, deklaruan që as Sami Lutën nuk e kanë parë”, deklaroi Naser Raufi, avokat.

Natën e krimit, 3 peshkatarët i kanë parë viktimat e ekzekutuar, të cilët madje kanë kërkuar ushqim për kapjen e peshkut nga Bekir, Kemal dhe Memedov. Kur është errësuar 3 dëshmitarët janë nisur për tu kthyer në shtëpi, por papritmas janë ndaluar nga një person i armatosur me fjalët “ndal, policia!”. Më vonë ata kanë dëgjuar krisma, por nuk e kanë parë aktin e ekzekutimit. E rëndësishme për mbrojtjen dhe të akuzuarit është ajo se dëshmitarët e vetëm që kanë qenë në afërsi të Liqenit të Smillkovës në ditën e ngjarjes nuk e kanë parë asnjëherë asnjërin nga të akuzuarit. Madje ata nuk e kanë parë as veturën “Opel Omega”, për të cilën prokuroria pretendon se u përket kryerësve të aktit. Për të njëjtën veturë një i burgosur me emrin Dime Veskov kishte dëshmuar se i përket njësitit policor Alfa, dhe se ka qenë vetura e njëjtë me të cilën ai është arrestuar. Ai thoshte se e ka njohur veturën në fotografitë që qarkullonin në media. Në seancën e sotme, përveç përballjes për herë të parë të tre dëshmitarëve okular me të akuzuarin e fundit Sami Luta, u thirrën edhe dëshmitarët e tjerë të cilët konfirmuan dëshmitë e dhëna më parë./bs/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit