-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Rasti “Monstra”, zbardhen detaje kundër akuzës

Më të lexuarat

Në Gjykatën Penale Shkupi 1 sot ka nisur procesi gjyqësor për rastin “Monstra” lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.

Aktakuza e ngritur prej pesë faqeve ngarkon për vepër kinse “terrorizëm” dhe vrasjen e kryer Alil Demirin, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Rami Sejdini si dhe Haki Haziri për ndihmën e dhënë gjatë kryerjes së aktit të vrasjes. Dy të akuzuarit Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq janë në arrati.

Agim Ismailoviq, një nga të akuzuarit e parë para trupit gjykues ka dhënë deklaratën e parë, duke theksuar se në ditën kritike të vrasjes ka qenë në xhami në lagjen Hasanbeg të Shkupit dhe se nuk ka të bëjë aspak me akuzën e ngritur ndaj tij.

Ai më tej ka shtuar se nuk njeh aspak dy të akuzuarit e tjerë Fejzi Aziri dhe Rami Sejdini, ndërsa me Alil Demirin ishte njohur përmes vëllait të tij Afrim Ismailoviq dhe se të tre kishin punuar në një internet kafe. “Në ditën e krimit unë kam qenë në xhami rreth orës 18 dhe 19, ndërsa më pas kam shkuar në punë në ndrrimin e natës duke punuar deri në ora 4 të mëngjesit”, theksoi Agim Ismailoviq.

Ai ka hedhur poshtë dëshmitë e prezantuara nga dëshmitari i mbrojtur me kodin E1, se në datat 9, 10 , 11 dhe 12 prill në ora 18.30 ka qenë tek Liqeni i Smilkovcit, ku ka ndodhur vrasja e pesëfishtë. Dëshmitari E1 ka dëshmuar për Agimin se ka pasur mjekër, por Agimi ka dëshmuar se ai asnjëherë në jetën e tij nuk ka pasur mjekër dhe se përshkrimi i tillë është shpifës.

Agimi gjithashtu ka përgënjeshtruar edhe dëshmitë e dhëna nga i akuzuari tjetër Haki Aziri, i njohur më parë si dëshmitari i mbrojtur dhe më pas i zbuluar, që doli si i akuzuar nga prokuroria. “Unë i hedh poshtë si të pabaza deklaratat e Haki Azirit, se në ditën kritike në ora 18.30 më ka marrë nga shtëpia Haki Aziri dhe më ka dërguar në Fushën e Topanes, dhe më pas është larguar gjoja nga makina. Këto deklarata nuk janë të Hakiut, por janë shkruar nga prokuroria”, ka theksuar Agim Ismailoviq.

Ai gjithashtu ka dëshmuar se vëllain e tij nuk e ka parë që nga fundi i prillit, pasi që ai gjatë prillit ishte fshehur nga policia, për shkak se ndaj tij kishte pasur vendim gjyqësor për vuajtjen e një dënimi me burg prej një viti. (INA)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit