1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Rasti “Monstra”, Prokuroria ngrit akuzën kundër 60 vjeçares

Më të lexuarat

Prokuroria Publike e Shkupit ka ngritur aktakuzë penale kundër Feride Bilallit, 60 vjeçares nga Hotla e Kumanovës për armëmbajtje pa leje.

E moshuara ishte pjesë e të dyshuarëve në rastin e vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit dhe njëra ndër të arrestuarat në operacionin policor “Monstra”.

Në akuzën e ngritur nuk përmendet për gjetjen e asnjë arme, përveç të gjetjes së municionit, kryesisht disa plumbave të kalibrave të ndryshëm.

“Tek Feride Bilalli janë gjetur 6 plumba të kalibrit 12.7 x 108 mm, 2 plumba të kalibrit 7.62×39 mm si dhe plumba simbolik të kalibrave të tjerë”, nënvizon në akuzën e ngritur, e cila bazohet si vepër penale për armëmbajtje pa leje dhe materiale shpërthyese. Procesi gjyqësor kundër të moshuares nga Kumanova do të mbahet në Gjykatën Themelore të Kumanovës, ndërsa avokatët mbrojtës kanë informuar se në këtë rast prokurori është caktuar shqiptar. (INA)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit