1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Rasti “Kleçka” shqyrtohet prapë, tashmë në Gjykatën Supreme

Më të lexuarat

Gjykata Supreme e Kosovës ka caktuar datën e shqyrtimit të ankesës së prokurorit Maorizio Salustro kundër aktgjykimit të shkallës së parë në rastin “Kleçka”.
Ftesat për nisjen e shqyrtimit të ankesës së prokurorit special Salustro u kanë shkuar të pandehurve dhe avokatëve të tyre të enjten. Më 20 nëntor do të nisë shqyrtimi.

Marrjen e ftesës për këtë seancë e ka konfirmuar të enjten për “Kohën Ditore”, Tahir Rrecaj.

“Po kemi marrë thirrjen për datën 20 nëntor, në orën 9 e 30, në Gjykatën Supreme, ku do të vendosë lidhur me kërkesën e prokurorit të paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut me të cilin janë liruar siç dihet Fatmir Limaj dhe të tjerët”, ka thënë Rrecaj.

Në këtë seancë do të ketë procedurë vetëm kundër deputetit Fatmir Limaj, Nexhmi Krasniqit, Naser Krasniqit dhe Naser Shalës, të cilët konsiderohen si eprorë gjatë luftës në Kosovë. Rasti kundër Arben Krasniqit, Behlul Limajt, Refki Mazrekut, Sabit Shalës, Shaban Shalës dhe Besim Shurdhes ishte veçuar menjëherë pas hedhjes poshtë të ditarëve dhe deklaratave të dëshmitarit bashkëpunues, tashmë të ndjerë, Agim Zogaj, i njohur për të gjallë të tij si dëshmitari “X”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit