2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Rasti i lapidarit, kush e ushqen jotolerancën dhe dhunën?!

Më të lexuarat

Rasti i lapidarit është goditje dhe demaskim i liderëve politik të shqiptarëve, të cilët kanë më shumë fjalë se punë, ose kanë fjalë sa s’mujnë me ba punë. Kurse populli duhet të vetëdijesohet, solidarizohet, unifikohet dhe të kultivojë akoma guximin, sinqeritetin dhe flijimin, edhe pse shumë herë i janë përdhosur këto vlera prej atyre që i kanë pasur lider, ushtarak ose politikanë, sepse pa këto vlera nuk mund të sigurohet asnjëfarë e ardhme.

Allahu na udhëzoftë neve dhe liderët politik, na ndihmoftë dhe na ruajte nga çdo kurth dhe hile e armiqve! Amin!

Ndërsa për shqetësimet e pamundësisë qytetare të shqiptarëve për të vepruar, dhe paaftësisë së qeveritarëve, ata duhet të dallojnë në përgjegjësinë që kanë në këto momente, ashtu sikur populli mban përgjegjësinë në momentin kur i zgjedh….

Sa i përket dëmtimit të varrezave serbe në kllokot…

Muslimanit nuk i ka hije, përveç kësaj e ka edhe të ndaluar që të vandalizojë varret e besimeve tjera dhe objektet e tyre fetare. Andaj në rastin tonë nuk guxojmë të bëhemi si armiqtë tanë, nëse ata thyejnë dhe tregojnë vandalizëm e barbarizëm, ne duhet të tregojmë kulturë dhe civilizim.

Beteja jonë nuk është me kishat dhe varrezat, me të vdekurit e ‘paqësorët’, por në mejdanin e politikës dhe diplomacisë. Revolta jonë duhet t’i drejtohet paaftësisë për ta ngritur kulmin e kërkesave tona politike gjatë negociatave e jo varrezave dhe kishave. Kështu që mos ju përgjigjni thirrjeve për shkatërrimin e tyre ngase këto veprime tregojnë papjekuri.

Allahu thotë në Kuran:”Ju mos ua shani ata (zota) që u luten (idhujtarët), pos All-llahut, e (si hakmarrje) të fyejnë All-llahun nga armiqësia, duke mos ditur (për madhërinë e Tij). Kështu Ne ia kemi zbukuruar çdo populli veprimin e vet, mandej e ardhmja e tyre është te Zoti i tyre, e Ai i shpërblen për atë që vepruan.”(6:108)

Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit