-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Rasti “Drenica 1” vazhdon edhe sot

Më të lexuarat

Fjala përfundimtare e mbrojtjes në lidhje me rastin Drenica 1, do të vazhdojë edhe sot në Gjykatën Themelore të Mitrovicës në veri të këtij qyteti.
Dje fjalën e tyre e thanë avokati i Sahit Jasharit, Tahir Rrecaj dhe avokati i Ismet Haxhës, Mahmut Halimit.

Përpos këtyre dyve fjalën e fundit do ta thonë sot edhe avokatët e Sylejman Selimit, Sami Lushtakut, Sabit Gecit, Avni Zabelit dhe Jahir Demakut, që të gjithë të dyshuarve për krime lufte.
Avokati i Sahit Jasharit, Tahir Rrecaj ka përsëritur bindjen e tij se përfundimi i këtij procesi gjyqësor do të rezultojë në favor të klientit të tij, por edhe të të akuzuarve tjerë.

Ngjashëm është shprehur edhe avokati i Ismet Haxhës, Mahmut Halimi, i cili në fjalën e tij përfundimtare theksoi se në asnjë provë të vetme deri tani nuk është vërtetuar fajësia e klientit të tij.
Seanca në rastin ‘Drenica 1’ pritet të filloj në orën 10:00.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit