-2.9 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Rasmusen: NATO nuk do të ndërhyjë ushtarakisht në Siri

Më të lexuarat

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s deklaroi se kjo aleancë nuk do të ndërhyjë ushtarakisht në Siri dhe se diçka e tillë nuk është në axhendën e NATO-s.

Anders Fog Rasmusen tha se në kushtet aktuale, e vetmja rrugëzgjidhje për krizën siriane është zbatimi i planit të Kofi Anan. Kjo deklaratë e shefit të NATO-s bëhet në një kohë që disa vende anëtare të NATO-s dërgojnë armë për grupet e armatosura në Siri dhe shumë forca speciale të vendeve perëndimore trajnojnë terroristët në disa qytete të Sirisë. Ndër të tjera Rasmusen tha se sistemit antiraketor i NATO-s në Evropë nuk përbën kërcënim për Rusinë dhe kritikoi veprimin e Rusisë në dislokimin e raketave Iskander në kufirin mes Rusisë dhe vendeve të NATO-s dhe shtoi se ky veprim nënkupton vetëm shpenzime të kota për Moskën./irib/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit