-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Raporti special për kthimin e Erion Zenës nga Siria

Më të lexuarat

Njëri nga personat kyc që ndihmoi në kthimin e Erion Zenës në Kosovë, familjari i Pranvera Abazit, Suad Sadulahi është detyruar të ikë nga Kosova pasi që thotë se është ndjerë i rrezikuar nga AKI-ja.
 
Në emisonin special në Interaktiv ai ka thënë se AKI-ja e ka kërcënuar atë dhe nënën e Erionit se pse nxorrën në shesh të vërtetën se AKI nuk kishte lidhje me kthimin në Kosovë të fëmiut.
 
“Më kanë përcjellë, më kanë thirrë në telefon dhe më kanë thënë duhet të na njoftosh për lëvizjet. I kam parë duke më fotografuar. Më kanë paralajmëruar se do të më hakmerren për shkak se nuk i kemi përmendur dhe prandaj jam detyruar të ikë nga Kosova për shkak të familjes”, ka thënë Sadulahi.
Ai thotë se meritat kryesore institucionale për kthimin i ka Njësiti Anti-Terror i Policisë së Kosovës, marrëveshja familjare dhe letra e prokurorit Millaku që ia mundësonte Fitim Lladrovcit lehtësitë në procedurën penale.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit