3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Raporti Pew cituar nga Washington Post: popullata muslimane në SHBA shënon rritje, feja e dytë në vend deri në 2040

Më të lexuarat

“Vlerësimet e reja tregojnë se popullsia muslimane e SHBA vazhdon të rritet”, raportoi të mërkurën Besheer Mohamed, një studiues i lartë në Qendrën Kërkimore Pew, shkruan Washington Post.

Analiza zbuloi se janë 3.45 milionë muslimanë që jetojnë në Amerikë, bazuar në hulumtimet aktuale të hulumtuesve dhe të dhënat e Census USA.

“Muslimanët në SHBA nuk janë aq sa numri i amerikanëve që identifikohen si hebre në bazë të fesë së tyre, sipas vlerësimit tonë. Në të njëjtën kohë, parashikimet tona sugjerojnë se popullsia muslimane e SHBA do të rritet shumë më shpejt se sa popullsia hebraike e vendit. Deri në vitin 2040, muslimanët do të zëvendësojnë hebrenjtë si grupin e dytë më të madh fetar pas të krishterëve. Dhe deri në vitin 2050, popullsia muslimane e SHBA-së parashikohet të arrijë në 8.1 milionë”, tha z. Mohamed.

“Kur kemi kryer një studim të muslimanëve amerikanë në vitin 2007, ne vlerësuam se në SHBA kishte 2.35 milionë muslimanë të të gjitha moshave (duke përfshirë 1.5 milionë të rritur). Deri në vitin 2011, numri i muslimanëve ishte rritur në 2.75 milion (duke përfshirë 1.8 milion të rritur). Që atëherë, popullsia myslimane ka vazhduar të rritet me një ritëm prej afërsisht 100,000 në vit, i nxitur si nga nivelet më të larta të fertilitetit në mesin e myslimanëve amerikanë, ashtu edhe nga migrimi i vazhdueshëm i muslimanëve në SHBA”.

Përveç kësaj, një hulumtim i gjërë i Institutit për hulumtime Pew në lidhje me muslimanët amerikanë vitin e kaluar, gjithashtu gjeti se 75 përqind e të anketuarve thanë se kishte “shumë diskriminim” kundër myslimanëve në Amerikë, 68 përqind thanë se Presidenti Trump i shqetësonte ata, 62 përqind thanë se amerikanët nuk e shohin Islamin si pjesë e “shoqërisë së zakonshme”, 60 për qind thanë se mediat e Shteteve të Bashkuara nuk mbulojnë Islamin në mënyrë të drejtë, dhe gjysma thanë se jeta në SHBA ishte është bërë shumë më e vështirësuar në vitet e fundit.

“Pavarësisht shqetësimeve dhe sfidave të perceptuara me të cilat ballafaqohen, 89 për qind e muslimanëve thonë se janë krenarë që janë amerikanë dhe krenarë që janë muslimanë. Tetë në dhjetë prej tyre thonë se janë të kënaqur me mënyrën se si po zhvillohen gjërat në jetën e tyre. Dhe shumica e muslimanëve të SHBA vazhdojnë të besojnë në ëndrrën amerikane, me 70 për qind që thonë se shumica e njerëzve që duan të shkojnë përpara mund ta bëjnë këtë në Amerikë nëse tregohen të gatshëm të punojnë shumë për të arritur këtë”, tha Mohamed. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit