2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Raporti për Breivik, dorëhiqet kreu i policisë

Më të lexuarat

Kreu i policisë norvegjeze, Oeysten Maeland, paraqiti dorëheqjen ditën e premte, pasi një raport mbi masakrën e Breivik në vitin 2011 argumentoi se tragjedia mund të ishte shmangur.

Maeland, i cili mori detyrën e tij disa ditë përpara se Breivik të vriste 77 persona nëpërmjet një arme automatike dhe një bombe të vendosur në Oslo, kishte pranuar më parë se shpërthimi i bombës në kryeqytet tërhoqi vëmendjen e forcave të rendit, duke vonuar ndërhyrjen në ishullin e Utojës, ku ndodhi masakra kryesore me 69 të vdekur.

Një hetim i pavarur i publikuar të hënën tregoi se veprimet e neonazistit 33-vjeçar mund të ishin parandaluar, ndërsa kritikohej policia për kohën e “paarsyeshme” për të cilën pati nevojë të ndërhynte.

Raporti ndryshonte në thelb tërësisht me një hetim të realizuar më parë nga forcat e rendit, që arrinin në përfundimin se asnjë prej policëve nuk kishte hezituar që të kryente detyrat e tij.

Dorëheqja e Maeland u kominukua nga ministrja e Drejtësisë, Grete Faremo, gjatë një debati televiziv gjatë së enjtes.

Kreu i policisë norvegjeze shprehu në deklaratën e tij se nuk mund të vazhdonte më punën e tij pa pasur besimin e ministres.

Në hetimin e pavarur, zbulimi më i rëndë është se një skuadër prej dy policësh vendas mbërritën në bregun e ishullit ku po ndodhte masakra pak minuta pas fillimit të të shtënave, por vendosën të prisnin për mbërritjen e kolegëve të tyre më të përgatitur, vendim që i kushtoi jetën dhjetëra të rinjve.

Gjykata pritet që të shpallë vendimin e saj për Breivik në datën 24 gusht./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit