2.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Raporti i State Departamentit: radikalët serbë problemi kryesor i Kosovës në 2013 dhe jo Islami

Më të lexuarat

Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit për vitin 2013 në Kosovë përmend disa probleme qenësore, të cilat Qeveria e Kosovës, përmes mekanizmave të saj mundohet t’i mjegulloj dhe ta çoreintoj popullatën në vazhdimësi dhe t’i pengoj ata që të kuptojnë realitetin. Në anën tjetër i jep vetes mundësi që të vazhdoj me keqqeverisje, abuzime dhe udhëheqje të politikave që nuk janë në përputhje me interesin qytetar.

Në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit mbi të drejtat e njeriut thuhet se në Kosovë problemet kryesore për vitin 2013 kanë qënë përpjekjet e forcave radikale serbe për të bllokuar normalizimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve, përfshi vendosjen e postblloqeve në pjesën veriore të vendit dhe kufizimin e të drejtave bazë si liria e lëvizjes së personave dhe mallrave.

Elementë radikalë dhe kriminelë përdorën dhunën dhe kërcënimet ndaj kundërshtarëve të brendshëm dhe forcave ndërkombëtare të sigurisë, përfshi vrasjen e një anëtari të EULEX-it në shtator.

Një element tjetër shqetësues, vë në dukje raporti i Departamentit të Shtetit, është dhuna shoqërore dhe diskriminimi kundër anëtarëve të pakicave etnike, personave me aftësi të kufizuara dhe anëtarëve të komunitetit LGBT.

Gjithashtu dhuna kundër grave rradhitet si problemi i tretë shqetësues në raportin e Departamentit të Shtetit për të drejtat e njeriut në Kosovë.

Raporti vë në dukje se qeveria ndërmori hapa për të ndjekur penalisht dhe për të dënuar zyrtarët që kanë kryer shkelje, si në shërbimet e sigurisë ashtu edhe në sektorë të tjerë të qeverisë, megjithëse shumë zyrtarë të lartë të dyshuar u përfshinë në korrupsion dhe vepruan pa u ndëshkuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit