0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Ramush Haradinaj prononcohet për ngjarjet në Maqedoni

Më të lexuarat

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se i vjen keq për ngjarjet e fundit në Maqedoni, duke i quajtur shokuese këto zhvillime. Në një prononcim për radio Dukagjinin ai tha se shqiptarët nuk kanë qenë asnjëherë më mirë në historinë e re se që janë aktualisht. Ai tha se Shqipëria është në NATO, Kosova e pavarur, ndërsa shqiptarët në Maqedoni kanë ecur para, por janë disa ngecje atje që hetohen. Ai shprehu besimin që shqiptarët në Maqedoni të jenë të bashkuar për t’i zbatuar të drejtat e tyre legjitime për barazi. Haradinaj nuk deshi të flasë më shumë për këto ngjarje, por i quajti shokuese lajmet për gjendjen në Maqedoni dhe tha se i vjen keq për humbjen e njerëzve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit