-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Ramush Haradinaj dhe AAK janë njollë e Kosovës

Më të lexuarat

Forumi i të Rinjve Muslimanë ka parë intervistën më të fundit që i akuzuari për krime dhe haraç Ramush Haradinaj që ka mbajtur në Radio Televizionin e Kosovës. Në debatin në fjalë, i akuzuari Haradinaj besimtarët muslimanë të Kosovës i ka quajtur “flliqtana me mjekra”. Pasi ka fyer besimtarët muslimanë të Kosovës ai ka deklaruar se Islami që Ramushi do në Kosovë është Islami i paraluftës, pra Islami i Jugosllavisë së Sllobodan Millosheviqit dhe jo Islami që praktikon sot populli i lirë i Kosovës.

Forumi i të Rinjve Muslimanë të Kosovës e ka denoncuar edhe më parë Ramush Haradinajn, përkatësisht në nëntor 2013 kur ai u rreshtua përkrah ekstremistëve katolikë të tipit Anton Kqira kur pati thënë që “Me gjenerata familja ime kemi qenë shqiptar katolik. Unë nuk e di pse jam musliman. Kurrë nuk kam qenë në xhami, as për lutje as për asgjë tjetër”. Në nëntor 2013 FRM Ramush Haradinajn e shpalli jo-shqiptar dhe jo-musliman.

Por meqë në këtë deklaratën e fundit Ramush Haradinaj e ka hequr maskën e tij dhe ka treguar që do Islamin e UDB-ashëve të Jugosllavisë, FRM kërkon ti siguroj Ramushit dhe miqve të tij katolikë që koha e Jugosllavisë, apo e paraluftës ka shkuar. Sot Kosova është e lirë. Ajo nuk vuan më nën dhunën e Sllobodan Millosheviqit, dhe ne në Kosovë nuk do të praktikojmë më Islamin e para luftës, por do të praktikojmë Islamin e pasluftës, Islamin e shqiptarisë, e Islamin e Muhamedit a.s.

Meqë Forumi i të Rinjve Muslimanë është i mendimit që Ramush Haradinaj nuk është musliman, ne i propozojmë atij që të vi përpara nesh, mjekërroshave, ta bëj pendimin dhe të bëhet musliman. Nesë nuk është synet por është sikur katolikët, FRM i premton që ti bëj Ramushit një syneti falas dhe me këtë rast ta konvertojmë nga dinsëz, në besimtar musliman.

Në deklaratën e tij të mëhershme Ramush Haradinaj ka deklaruar se “Me gjenerata familja ime kemi qenë shqiptar katolik. Unë nuk e di pse jam musliman.” Nga këto fjali FRM kupton që turku nuk ka arritur akoma ta konvertoj Ramushin dhe familjen e tij në Islam dhe shqiptari. Për këtë arsye, ne jemi të gatshëm që ti bëjmë Ramushit falas nderin që nuk ja ka bërë dot Turqia për 500 vite me radhë.

Me nderime

FRM
Prishtinë

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit