Sergio Ramos ka deklaruar se do të bëjë tifo për Barcelonën në ndeshjen kthyese ndaj Milanit. Mbrojtësi i Realit tha se ata e kanë rival të përjetshëm Barcën, por kur bëhet fjalë për Evropë, ai është për spanjollët.
“Ne luftojmë kundër Barcelonës, por kur një skuadër spanjolle luan kundër një të huaje, unë dua gjithmonë që të fitojë ajo spanjolle. Dua që Barcelona ta kaloj Milanin” deklaroi Ramos.
Deklarata e tij shton zërat se i pëlqyeri i Sandro Rosell është pikërisht Ramos, dhe mbrojtësi spanjoll është i njoftuar për këtë simpati duke lënë të hapur transferimin senzacional të tij në verë te Barcelona.kohaislame