1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ramë Buja me shokë përvetësuan pasuritë e Ministrisë së Arsimit

Më të lexuarat

Ish Ministri i Arsimit, Ramë Buja, ka përvetësuar pasuritë e ministrisë së drejtoi. Madje, ai me anë të një vendimi ua ka mundësuar këtë edhe krejt kabinetit që e drejtoi për më tepër se 3 vjet. “Para se të largohej nga ministria, ish ministri ka lëshuar një vendim me anë të te cilit asetet e ministrisë jashtëligjshëm barteshin tek personat privat që nuk do të ishin më pjesë e ministrisë”, thanë burime të Gazetës Fjala brenda ministrisë.
 
Pasuritë e blera për kabinetin nga Buxheti i Shtetit ishin në vlera të majme për rrethanat kosovare.
 
“Kabineti i ministrit ishte i furnizuar mirë me lap topë të shtrenjtë dhe me telefona të fjalës së fundit të teknologjisë. Ato asete nuk i janë kthyer ministrisë”, thanë burimet për Gazetën Fjala brenda ministrisë.
 
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka zgjedhur heshtjen. Kjo ministri nuk i është përgjigjur Gazetës Fjala zyrtarisht për të konfirmuar ose mohuar këtë informatë.
 
Gazeta është munduar të kontaktojë edhe më ish ministrin, por ka qenë e pamundur.
 
Në bazë të Ligjit për Shërbimin Civil nuk lejohet as shfrytëzimi i pasurive publie për qëllime personale.
 
“Nëpunësit civilë nuk lejohet të shfrytëzojnë pronën publike si mjet ose pasuri për zhvillimin e veprimtarisë personale ekonomike ose të aktiviteteve të paligjshme”, thotë neni 60 I këtij ligji.
 
E kabineti i një ministri nuk janë as shërbyes civilë, dmth janë edhe një shkallë më larg janë të përkohshëm në pozitat ku janë.
 
Qeveria e Kosovës ka lëshuar edhe një Urdhëresë Administrative që i obligon të gjithë individët që shkëpusin marrëdhënien e punës me ndonjë institucion të vendit që të dorëzojnë të gjitha pajisjet, madje edhe ID-në. Kjo është praktikë e njohur edhe ndërkombëtarisht.
 
Në këtë situatë, qeveria e udhëhequr nga Isa Mustafa ka kërkuar që të mos blihen mallra të luksit, ku përfshihen lap topët e telefonat e fjalës së fundit.
 
Por, kjo kërkesë nuk po përfillet thuajse nga asnjë ministër. Madje, po injorohet edhe nga ministrat që vijnë nga partia e tij, LDK.
 
I fundit është Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani ai që ka urdhëruar blerjen e telefonave të shtrenjtë këtë javë. Nuk kanë  mbetur prapa me kërkesa të tilla as ministrat tjerë. Shumë nga ta, në bazë të praktikave të deritashme, i marrin ato pajisje me veti.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit