2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Ramazani shtyn garën për Kupën e Afrikës

Më të lexuarat

Muaji i bekuar për besimtarët myslimanë, bënë që gara e Kupës së Afrikës, të ndërrojë datat.
Kupa e Afrikës që do të mbahet këtë verë në Egjipt do të fillojë një javë më vonë, për t’u lënë hapësirë futbollistëve të besimit Islamë të kenë kohë të pushojnë pas muajit të bekuar të Ramazanit.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe vendi organizator i këtij turneu.

“Vendimi është marrë pas kërkesave nga shtetet si, Maroku, Tunizia dhe Algjeria, të cilat kanë dashur që lojtarët e tyre të kenë pak kohë për të pushuar pas Ramazanit”, ka deklaruar drejtori i organizimit të këtij turneu Mohamed Fadl.

Kupa e Kombeve të Afrikës, ishte paraparë të luhej nga 15 qershori deri më 13 korrik, kurse tani do të fillojë më 21 qershor dhe finalja do të zhvillohet më 19 korrik.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit