13.8 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Ramazani, rruga drejt pendimit

Më të lexuarat

Falënderimet i takojnë All-llahut të Madhërishëm, ndërsa përshëndetjet dhe selamet tona janë mbi profetin Muhammed Mustafa, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që pasuan gjurmët e tij.

Prej gjërave që më së shumti mund të përfitojë besimtari gjatë këtij muaji është pendimi i tij, llogaritja dhe shikimi në të kaluarën e tij.

Rruga e pendimit është e hapur, mirësitë e All-llahut janë prezente, mëshira e Tij është e gjerë, por a thua ku janë ata që e kërkojnë dhe ata që e meritojnë një gjë të tillë?

All-llahu i Madhërishëm në një ajet në Kur’an thotë: “Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është Mëshirues!”

Ky është muaj i mëshirës, muaj i pendimit dhe faljes, ky muaj është më i çmuar se çdo gjë dhe më i vlefshëm se çdo kohë tjetër.
Nga Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) është vërtetuar të ketë thënë se: “Me të vertëtë All-llahu shtrin dorën gjatë ditës që të falë mëkatarin e natës dhe shtrin dorën Tij gjatë natës që të falë mëkatarin e ditës derisa të lindë dieperëndimi.”

Gabimet tona janë të shumta, por falja e Tij është më gjerë, mëkatet tona janë të mëdha, por mëshira e Tij është r e madhe, rrëshqitjet tona janë të rënda, por dhembshuria e është më e madhe.
Në lidhje me këtë, All-llahu i Madhërishëm thotë: ata që nëse bëjnë imoralitet apo i bëjnë dëm vetes së tyre pastaj e përmedin All-llahun dhe kërkojnë falje. E kush fal mëkatet pos All-llahut? Ata nuk këmbëngulin në atë bëjnë dhe e dinë këtë.”

Në asnjë mënyrë nuk do të jenë këmbëngulës në mëka e tyre, ata gabuan pasi janë njerëz, por e pranuan gabimin tyre dhe kërkuan falje nga ana e All-llahut të Madhërishër kështu All-llahu i Madhërishëm do t’i falë ata pasi Ai është i Mëshirshëm.

Nga Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) është vërtetuar të ketë thënë se: “Ka humbur ai që e arrin Ramaza dhe nuk e meriton t’i falen mëkatet.”

Ai është një shans që nuk ka mundësi të kthehet edhe një herë, andaj duhet të jepet maksimumi në mënyrë që shfrytëzohet në formën më të mirë të mundshme dhe meritohet mëshira e All-llahut të Madhërishëm. Mëkatet e gjithë vitit falen gjatë muajit të Ramazanit , për ata që e meritojnë këtë. Mëkatet e gjithë vitit falen përderisa njeriu nuk ka bërë ndonjë prej mëkateve te medha, gjitha gabimet e një viti përmirësohen përderisa njeriu nuk ka bere ndonjë prej gabimeve të mëdha.
Në një transmetim kudsij, transmetohet nga All-llahu i Madhërishëm të ketë thënë: “O robërit e Mi, ju bëni mekate ditën e natën dhe Unë ua falë të gjitha gabimet. Më kërkoni falje që t’ju fal juve.” Të bërit mëkat është prej natyrës sonë. Prej nesh ka të tillë që kërkojnë falje, kërkojnë mëshirë nga ana e All-llahut të Madhërishëm, por ka edhe të tillë që vazhdojnë me të njëjtin avaz, vazhdojnë me të njëjtin tempo e prej tyre ka që mëkatet e vogla i kalojnë në mëkate të mëdha. Të tillët janë ata që kanë humbur dhe kanë devijuar, të tillët janë ata që kanë lajthitur nga rruga e udhëzimit të All-llahut të Madhërishëm.

“Tek Ti pendohem, o Mëshirues,
nga ajo që kam bërë për të kënaq veten. Tek Ti ankohem, Zoti im për mëkatet,
pasi që mangësitë më kanë kapluar.”

Në një transmetim tjetër kudsij është transmetuar nga All-llahu i Madhërishëm të ketë thënë: “O biri i Ademit, ti nuk më je lutur e as nuk më je përgjëruar për ato mëkate që ke bërë vetëm se të t’i kem falur dhe nuk brengosem.”

O agjërues, ky muaj është muaji i mëshirës dhe i faljes, është shansi ynë për pendim të sinqertë, andaj a ka prej nesh që e shfrytëzojnë këtë?

Vitin e kaluar kishte prej atyre që agjëruan së bashku me ne dhe kishte prej atyre që gjithë çështjen e tyre e lanë në duart e All-llahut të Madhërishëm, duke e ditur së Ai është Gjykuesi më i drejtë. Ata shkuan, por pas lanë gjurmët e tyre.

Prej shenjave të pranimit të agjërimit është pendimi i sinqertë, këmbëngulja në mos kthimin në veprimet e kaluara, pendimi për atë që ke bërë dhe kërkim falje nga mëkatet. All-llahu i Madhërishëm në një ajet kur’anor thotë: “E Ai është që pranon pendimin nga robërit e Tij, fal gabimet dhe e di se çka veproni.”

Po ashtu, është vërtetuar nga Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) të ketë thënë: “Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, sikur ju të mos bënit mëkate All-llahu do t’ju largonte dhe do të sillte të tjerë që gabojnë dhe kërkojnë falje nga Ai, e All-llahu i falë.

E kur do të pendohet ai që nuk pendohet gjatë Ramazanit? Apo kur do të kthehet tek All-llahu i Madhërishëm ai që nuk është kthyer tek Ai gjatë Ramazanit?

Me të vërtetë disa prej agjëruesve agjërojnë me sinqeritet gjatë Ramazanit, angazhohen me gjithë mundësitë e tyre gjatë tij, por me të përfunduar ai dhe me të kaluar agjërimi rikthehen në traditën e tyre të vjetër dhe në sjelljet e tyre të kaluara duke shkatërruar kështu gjithë atë që kishin ndërtuar gjatë Ramazanit. Këta gjatë Ramazanit fitojnë shpërblimin e All-llahut, por jashtë tij e humbin atë, gjendja e tyre është mes ndërtimit dhe shkatërrimit të asaj që kanë ndërtuar. Në lidhje me këtë, All-llahu i Madhërishëm thotë: “Mos u bëni (në çështjet e betimit) si ajo (grua) që e prish tjerrin e saj pasi ta ketë dredhur fort, e t’i bëni betimet tuaja dredhi (mashtrim) mes jush, për shkak se një popull është më i madh se tjetri. All-llahu vetëm ju sprovon me këtë, e në Ditën e Gjykimit Ai gjithsesi do t’ua sqarojë atë gjë rreth së cilës kundërshtoheshit.”

Shumë prej të parëve tanë me kalimin e Ramazanit mërziteshin për ikjen e tij, qanin nga ndarja prej tij dhe mallëngjeheshin për takimin me të. Këtë e bënin pasi ishin shumë të devotshëm, ishin shumë të përkushtuar ndaj All-llahut të Madhërishëm, zemrat e tyre ishin të pastra dhe veprat e tyre ishin të mira.

O All-llah, o i Madhërishëm, na mundëso të punojmë atë që ua mundësove robërve të Tu të dashur dhe na udhëzo në rrugën e drejtë!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit