1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Ramazani pikë e fillimit Jo pikë e mbarimit (Fitër Bajrami- 2015)

Më të lexuarat

Ramazani pikë e fillimit Jo pikë e mbarimit (Fitër Bajrami- 2015)

Jeta jonë është një pikturë.
Fjalët tona janë ngjyra.
Veprat tona janë forma.
Ymri ynë është korniza.
Piktorët jemi vet ne.
Ji kreativ në pikturë, akoma e ke brushën në dorë.

* Mysafir që na braktisi, a thua cilët kanë përshtypjet e tija?!
* Allahun e falënderojmë që na dha ymër të arrijmë këtë Ramazan dhe ta kalojmë në agjërim, namaz, lexim Kurani, dhikër, lutje, sadaka, bamirësi ndaj prindërve, kujdes për farefisin, etj.
* Duhet të bëjmë patjetër një krahasim mes gjendjes tonë para Ramazanit, gjatë Ramazanit dhe pas Ramazanit dhe si të qëndrojmë pas Ramazanit?!

Një: mos e prish atë që ke ndërtuar.

Dy: Kujdes nga Shejtani.
Një armik që shumica e neglizhojnë dhe një pjesë shumë e vogël e llogarisin si rrezik. A nuk është turp shejtani të jetë mjeshtër në planifikim, përcaktim qëllimesh, insistim në realizimin e këtij plani, e ne të mos kemi asgjë?! Një muaj i lidhur në pranga, tash del i tërbuar nga burgu dhe ka vetëm një qëllim të qartë dhe insiston në realizimin e këtij qëllimi, e ky është: devijimi yt. Dita e parë e Bajramit mundohet me të largu nga namazi, nga veprat e mira, mundohet me të shty në gjunah. Me dëshirë të madhe dëshiron me ta shembë krejt atë që ke ndërtuar. A thua vallë do ti dorëzohesh?! Apo edhe ne do të planifikojmë sikur ai dhe ta fitojmë në këtë betejë?! Për këtë gjë kemi agjërimin e 6 ditëve të Shevvalit.

Pse kjo?!
1- për tu forcuar dhe vazhduar në adhurime.
2- për të ballafaquar planin e shejtanit me plan konkret. Dalja e ti me vrull dhe egërsi dëshiron që ta vjedh prej teje tërë atë që ke fituar në Ramazan, dëshiron ta shembe të gjithë atë që ke ndërtuar në Ramazan. Tërë shpërblimin që ke fituar në tridhjetë ditët dëshiron me ta zhduk! Edhe atë për një ditë. Që të dëshmojë se aspak s’ka vlerë i tërë ai mund i derdhur dhe kohë e harxhuar. Këtë agresivitet të tij e shëron me qëndresë në adhurim për një javë për ta detyruar shejtanin që ta ndërrojë taktikën me ty dhe që t’ia dëshmosh dhe vërtetosh se ti ke ndryshuar për nga e mira.

Tre: Mos lejo me të ra ambiciet. Sikurse hamë dhe pimë për të mbajtur shëndetin fizik, ashtu na duhet edhe ushqim për të mbajtur shëndetin imanor.

Gjashtë gjëra janë ushqimet e domosdoshme të imanit tonë për të qenë i fuqishëm dhe për ta ushqyer atë:

1- Kujdesi për 5 kohët e namazit edhe atë në xhemat, sidomos namazin e Sabahut.
2- Leximin e Kuranit.
3- Përmendja e Allahut
4- Shoqëria e mirë.
5- Lutja.
6- Namazi i natës.

Katër: Si ta kuptojmë a na ka pranuar Allahu agjërimin e Ramazanit?!

1- Falëndero Allahun që të mundësoj të arrish këtë muaj dhe ta agjërosh këtë Ramazan.
2- Mos u mburr me këtë vepër.
3- Kërko falje prej Allahut për mangësitë gjatë këtij adhurimi. Aliu, radijallahu anhu, ka thënë: “Shokët tanë vepronin vepra me entuziazëm dhe pastaj kishin frikë a thua vallë u janë pranuar ato vepra”.

* Mirëpo neve tani na interesojnë përgëzimet dhe myzhdet e fesë. Nëse qëllimi i agjërimit është caktuar nga Kurani Fisnik dhe ai është devotshmëria, atëherë secili prej nesh që ka arritur sukses të jetë më i devotshëm në Ramazan dhe të vazhdon me këtë ritëm edhe pas Ramazanit, atëherë i është pranuar mundi i harxhuar në këtë muaj.

* E mira që bëhet pas një të mirës, është shpërblim i asaj të mirës që në vete nënkupton edhe pranimin e saj. Kur Allahu e pranon një vepër prej robit, kjo është shenjë se Ai është i kënaqur me te, e kur Allahu është i Kënaqur me një rob, atëherë i jep sukses për të bërë vepra të mira dhe e mbron nga gjunahet.
* Zemërgjerësia për vepra të mira, shijimi i kënaqësisë së adhurimeve dhe gëzimi kur ju bën njerëzve mirë. Krejt kjo është si rezultat i parimit se ‘Besimtarin e gëzon e mirë dhe e mërzitë e keqja’.
* Pendimi i sinqertë nga mëkatet e kaluara është prej shenjave të pranimit të këtij adhurimi të madh dhe se Allahu është i Kënaqur me te.
* Xhelozia për fe dhe hidhërimi kur shkelen kufijtë e Allahut duke dhënë kontribut për këtë fe e duke sakrifikuar pasurinë dhe veten për te.

RAMAZANI PIKË E FILLIMIT DHE JO PIKË E MBARIMIT
Nëse Ramazani qenka mundësia e artë e ndryshimit, mundësi e madhe për të fituar shkathtësi shtesë, shkolla ku mësojmë artin e barazpeshës, atëherë në Ramazan mësojmë që të bëjmë barazpeshën mes ushqimit të trupit dhe ushqimit të shpirtit. A do të kujdesemi vetëm për trupin dhe do të injorojmë shpirtin?! A do të lejojmë të na plaket shpirti?! A do të lejojmë ta kaplon dembelia shpirtin, apo plogështia, apo paaftësia për adhurim dhe do ta lëmë më një anë adhurimin?! “Sa njeri i keq është ai që e njeh Zotin vetëm në Ramazan, sepse njeriu i mirë është ai që e njeh Zotin gjatë tërë vitit”. (Bishër Hafi). Nëse dëshirojmë të kemi fund të lumtur atëherë duhet të vazhdojmë me adhurimin e Allahut deri sa të na vijë vdekja. Afati i veprave të mira nuk skadon deri sa të jemi gjallë. Vetëm vdekja jonë është afati i skadimit të veprave tona. Andaj duhet në çdo kohë dhe në çdo vend ta mbushim jetën me vepra të mira dhe të qëndrojmë larg përtesës, dembelisë dhe paaftësisë. Të kujdesemi që vazhdimisht të jemi në rrugë të Zotit që kur të na vijë në vizitën e fundit Melekul-Meuti të jemi gati e të mos na gjejë në mëkate.

Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit