3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ramazani në ishujt Komoros

Më të lexuarat

Ishujt Komoros e kanë marrë emrin nga arabët, të cilët kur u vendosën për herë të parë në këtë vend, hëna “Kamer” ishte e plotë, prandaj dhe e quajtën Ishujt e Komoros (hënës).

Banorët e këtyre ishujve janë 800.000 frymë, ku 86 % e tyre janë myslimanë dhe pjesa tjetër të krishterë. Gjuha e tyre zyrtare është arabishtja, frëngjishtja dhe gjuha vendase. 35 % e popullatës janë arabë, 55 % afrikanë dhe pjesa tjetër aziatikë nga Indonezia, Kina dhe India, por edhe me orgjinë evropiane, nga Franca, Portugalia dhe Holanda.
Islami ka depërtuar në këto ishuj, falë peshkatarëve nga Omani dhe Jemeni, të cilët u vendosën në këto ishuj dhe përhapën islamin. Ndikimi i biznesmenëve nga Hadramauti i Jemenit, ka qenë shumë i fortë, saqë shumë prej sulltanëve zgjidheshin prej tyre.
Banorët myslimanë të ishujve Komoros, e presin me gëzim të madh Ramazanin, saqë e gdhijnë natën duke festuar, lexuar Kuran, përmendje të Zotit, ligjërata, kontribut social etj… Të gjitha xhamitë, ndriçohen me drita të shumta, të cilat i lënë ndezur gjithë natën.
Në sofrën e iftarit, një vend të rëndësishëm zë mishin dhe frutet vendase si mango, ananasi dhe lëngjet e tyre.
Shoqëria vendase, gjatë Ramazanit shndërrohet në një familje të vetme, të cilën e bashkon dashuria për njëri-tjetrin, harmonia dhe sofra e iftarit. Me thirrjen e ezanit të akshamit, banorët myslimanë rendin drejt xhamive për të falur namazin e akshamit. Pasi kthehen nga xhamia, ata hanë iftarin, i cili zakonisht është një vakt i lehtë. Pasi përfundojnë dhe namazin e jacisë dhe të teravive, mblidhen të rinjtë dhe dëgjojnë predikimet e hoxhallarëve, predikime të cilat zakonisht janë rreth agjërimit dhe shpërblimit në këtë muaj. /a.online/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit