1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Ramazani, muaji i leximit dhe meditimit të Kur’anit

Më të lexuarat

Në këtë muaj të bekuar Allahu i Madhëruar e zbriti Kur’anin Famëlartë, dhe mu për këtë arsye edhe selefus salih (të parët tanë) i kushtonin vëmendje më të madhe leximit të Kur’anit në Ramazan.

Xhibrili (alejhi selam) i vinte njëher në vit në Ramazan Muhamedit alejhi selam, për t’i përsëritur leximin e Kur’anit Muhamedit (alejhi selam), kurse në vitin e fundit të jetës së Muhamedit (alejhi selam,) Xhibrili (alejhi selam) erdhi dy herë për t’ia përsëritur leximin e Kur’anit Muhamedit (alejhi selam).

Njëherit, një gjë e tillë na jep të kuptojmë se Ramazani është muaj i leximit të Kur’anit.

Imam Zuhriu (rahimehullah), kur hynte muaji i bekuar i Ramazanit, thoshte: “Ky është muaj i Kur’anit dhe muaji i ushqimit (i dhënies dhe thirrjes në iftar të afërmve dhe muslimanëve në përgjithêsi).”

Imam Maliku (rahimehullah), kur hynte muaji i bekuar i Ramazanit, ndërprirste ligjeratat e tij, tubimet e diturisë, leximin e haditheve dhe e izolonte veten e tij natën dhe ditën duke lexuar dhe medituar Kur’anin.

Katade (rahimehullah) e bënte Kur’anin hatme çdo javë, ndërsa në Ramazan çdo të tretën ditë e bënte hatme Kur’anin, në dhjetë netët e fundit të Ramazanit bënte çdo natë hatme Kur’anin.

Allahu i Madhëruar, thotë:

إِنَّ الَّذِينَ يَتْلُونَ كِتَابَ اللَّهِ وَأَقَامُوا الصَّلَاةَ وَأَنْفَقُوا مِمَّا رَزَقْنَاهُمْ سِرًّا وَعَلَانِيَةً يَرْجُونَ تِجَارَةً لَنْ تَبُورَ.
” Padyshim, ata që e lexojnë Librin e Allahut dhe kryejnë namazin, dhe haptazi e fshehurazi japin nga ajo me çka i kemi furnizuar Ne, shpresojnë shpërblimin që nuk do të humbas.”
(El Fatir: 29).

Hafidh Ibn Rexheb el Hanbeli, rahimehullah, ka thënë: “Ka ardhur ndalesa nga sheriati islam në lidhje me leximin Kur’anit duke e bêrë hatme Kur’anin më pak se tre ditë, ndërsa në vende dhe kohêrat e bereqetshme një ndales e tillë bien dhe nuk vlen. Sidomos, në muajin e bekuar të Ramazanit, natën e Kadrit, etj. Si dhe vendet e begatshme në Meke, në këto kohra dhe vende pëlqehet shpeshtimi i shumtë i leximit të Kur’anit, duke e shfrytëzuar vendin dhe kohën e begatshme për t’i shumëfishuar shpërblimet.
Të këtij mendimi janë Imam Ahmedi, Is’hak Ibn Rahuvejh dhe shumë prej dijetarëve të tjerë, qê aludon se leximi i shpeshtë i Kur’anit në këto kohra dhe vende, lejohet të përfundohet çdo të tretën ditë apo edhe çdo ditë.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit