-3.8 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Ramazani dhe fitnesi: Si t’i mirëmbani muskujt dhe forcën

Më të lexuarat

Peshëngritja mund të jetë e vështirë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, e veçanërisht tani që Ramazani është në periudhën e hershme të stinës së verës.

Çfarë është Ramazani? Muaji i nëntë në kalendarin islamik është Ramazani. Të gjithë myslimanët që agjërojnë nuk hanë e nuk pinë nga agimi deri në perëndim. Qëllimi i agjërimit është t’iu mësojë njerëzve durimin, disiplinën, modestinë dhe shpirtëroren.

Pasi që gjatë agjërimit personat nuk janë të lejuar të pinë apo të hanë, ata që merren me fitnes e kanë më të vështirë rutinën e tyre ditore.

Gabimet e zakonshme gjatë Ramazanit. Mungesa e planifikimit është gabimi më i madh që mund ta bëni gjatë Ramazanit. Dështimi për të planifikuar është plan për të dështuar. Bëni një plan të dietës, stërvitjes, punës dhe gjumit.

Gjithashtu, ndiqni këto këshilla:

Mos hiqni dorë nga ushtrimet. Nuk humbni shumë muskuj dhe forcë nëse nuk merreni me fitnes gjatë Ramazanit. Por, ju keni tendenca t’i përmbaheni më pak dietës, e kjo mund të shkaktojë më shumë humbje të forcës dhe muskujve sesa peshëngritja gjatë Ramazanit.

Ushqimi i shëndetshëm. Shumica e njerëzve shtojnë peshë gjatë Ramazanit. Arsyeja kryesore për këtë është se shumica e ushqimeve të Iftarit përmbajnë sasi të larta të sheqerit dhe yndyrave.

Hani mjaftueshëm. Ushqimi është energji. Nëse nuk hani mjaftueshëm ju nuk do të keni energji për palestër dhe nuk do t’iu rikuperohen muskujt mirë. Ju duhet të siguroheni që gjatë iftarit dhe syfyrit të hani ushqime të shëndetshme dhe të bollshme.

Mungesa e gjumit. Netët e shkurtra mund të shkaktojnë probleme të shumta – në fakt, mund të ndiheni edhe më pak të motivuar të shkoni në palestër. Prandaj, mundohuni që gjatë ditës të bëni nga një sy gjumë.

Kur të ushtroni gjatë Ramazanit? Ushtroni kur jeni agjërueshëm: dy orë para se ta prishni agjërimin. Në këtë mënyrë mund të hani disa herë pas stërvitjeve dhe do të rikuperoheni më shpejt.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit