3.4 C
Pristina
Monday, January 27, 2025

Ramallah, kolonët hebrenjë prenë 300 pemë ulliri

Më të lexuarat

Një grup kolonësh hebrenjë në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor kanë prerë 300 pemë ulliri që u përkisin palestinezëve

RAMALLAH (AA) – Një grup kolonësh hebrenjë në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor kanë prerë 300 pemë ulliri që u përkisnin palestinezëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Ali el-Haxh, bujk palestinez, duke folur për AA tha se një grup kolonësh hebrenjë në orët e vona kanë prerë rreth 300 pemë ulliri në fshatin Mihmas në lindje të Ramallahut.

Haxh theksoi se në sulmin në fjalë janë prerë pemë ulliri të cilat kishin qenë frytdhënëse prej 40 vitesh, kurse, sipas tij, aktivitetet e këtilla janë përpjekje për të hapur rrugën për ndërtimin e vendbanimeve të reja hebrenje.

Bujku palestinez po ashtu tha se fshati Mihmas edhe më herët ka qenë shënjestër e sulmeve të kolonëve hebrenjë, përmes të cilave ai potencoi se synohet rrëmbimi i territorit.

Hebrenjtë që jetojnë në vendbanimet përreth Bregut Perëndimor të okupuar nga Izraeli, shpesh herë organizojnë sulme ndaj fushave bujqësore të palestinezëve dhe shkatërrojnë makinat bujqësore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit