3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Ramadani: “Përkujtoj qytetarët e Mirditës se ju nuk jeni fajtor aspak”

Më të lexuarat

Vendosja e flamurit turk në digën e hidrocentralit të Qafë-Mollës në Mirditë ka revoltuar me dhjetëra ekstremistë ortodoks, të cilët janë ngritur në protestë në ditën e fundit të vitit dhe kanë protestuar kundër ndërtueseve dhe punonjësve të hidrocentralit, raportojnë mediat shqiptare, përcjell Gazeta e Re.
Ekstremistët kanë arritur të njollosin flamurin turk, të hedhin slogane anti-turke dhe anti-muslimane të cilat janë te dënueshme penalisht.

Incidenti, për një kohë shumë të shkurtër ka mbledhur reagime masive nëpër rrejtët-sociale, me qindra qytetarë madje edhe figurat publike kanë dënuar veprimin e ekstremistëve duke theksuar se ata vendosën një pikë të zezë marrëdhënieve te shkëlqyera ndërmjet Turqisë dhe Shqipërisë në prag të vitit të ri.

Njëri prej tyre edhe Sead Ramadani i cili përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, pothuajse ka dhënë një leksion protestuesve për të cilët ai theksoi se për incidentin e ndodhur ata nuk kanë faj.

Ja postimi i plot i Ramdanit:

PËRKUJTIM

Përkujtoj qytetarët e Mirditës se ju nuk jeni fajtor aspak.

Ju jeni rezultat-pasojë.

Jeni pasojë e lajmeve, pasojë e programeve të çfrenuara shkencëtarisht, jeni pasojë e motivimit nga përgjegjës politik e diplomatik.
Ju jeni pasojë e budallallekut 100 vjeçar të shekullit të 20-të duke u shërbyer gjithnjë me propagandë e jo me shkencë.

Përkujtoj se nëse keni kundërshti me osmanlinjtë, atëherë duhet ta duani Turqinë sepse Turqia e ka përmbysur Perandorinë Osmane.
Duhet ta dini se para osmaneve ishim të robëruar dhe se ishim në administratë sllave.

E kam thënë edhe para ca kohësh se të robëruar jemi që 900 vite. Retorika me hile e politikanëve ju ka sjellur në këtë gjendje, sepse politikanët tonë dhe “shkenca” jonë gjithmonë thonë se “kemi qenë 500 vjet në robëri”ndërkoh që jemi ce 900 vjet.

Nuk keni faj aspak! Ka faj Top Chanel dhe mediat tjera që na e zën frymën me Krishtlindje për vetëm 15% të krishterë. Ka faj Erion Velia që për 3% të krishterë të elektoratit të vet ju zen frymën me krishtlindje popullatës tiranase.

Shumë urime për festat që keni, por jeni shumë të ekzagjeruar në mediume dhe institucionet anti-popullore që kemi prandaj keni krijuar bindjen që të veproni në këtë mënyrë.
Po filluan muslimanët ti prishin investimet amerikane, italiane, serbe, greke etj., do të bëhet një kërdi shumë e madhe sepse muslimanët janë 85%.

Ju them si një bashkëkombas i juaji.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit