3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Rama prezanton platformën Anti-KÇK: Në filtra pasuritë

Më të lexuarat

Kryeministri Edi Rama hodhi sot akuza të ashpra ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, për bashkëpunim me krimin e organizuar. Gjatë prezantimit të të ashtuquajturës platforma Anti-KÇK, Rama tha se këta gjyqtarë dhe prokurorë e dinë shumë mirë se nuk e kalojnë Vettingun dhe janë vënë në veprim intensive. Kreu i qeverisë tha se gjyqtarët dhe prokurorët e vënë nën akuzë për bashkëpunim me krimin e organizuar, do t’i nënshtrohen ligjit antimafia për të justifikuar pasurinë që disponojnë. Grupi i gjykatësve dhe prokurorëve të lidhur me krimin do të marrin dënimin e merituar.

“KÇK është organizatë kriminale gjykatësisht e prokurorësh, bashkëpunëtorë ose tutorë të krimit të organizuar. Janë një kancer në sistem që me fillimin e Vettingut dhe rezultatet e para të Vettingut, ka hyrë në fazën e vet më agresive. Janë njerëz që e dinë shumë mirë që skanë asnjë shans ta kalojnë Vettingun. Prandaj sot po shfaqen shumë më hapur se deri dje. Sot kanë vetëm kohën e mbetur derisa të dalin përpara KPK. E dinë s’kanë asnjë shans, prandaj motoja e tyre, kjo nuk është fantazi, unë e kam dëgjuar nga ata, është KÇK.

Rasti i Durrësit është një rast shumë flagrant, e sollën rrethanat, rastësia, që u gjendën në një makinë bashkë, prokurori dhe një prej eksponentëve të krimit të organizuar. Dhe në bagazhin e makinës dokumentet e vjedhura Prokurorisë, ato që për një kohë të gjatë, i vendoseshin nga fronti kundër Reformës në Drejtësi në kurriz, Donika Prelës, ndërkohë që u gjetën në atë makinë. Ne jemi të detyruar të ndërmarrim një ligj special kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Ligjin Antimafia do ta kalojmë mbi këta. Çdokush nga këta duhet të provojë përpara Gjykatës që shtëpinë, makinën, bizneset i ka si rezultat i punës.

Ky nuk është një proces penal, është administrativ. Dhe ndërkohë KÇK-së i duhet vënë një kufi shumë i qartë, sepse jemi në kushtet kur një anëtar i KÇK-së shkel ligjin, aksush nuk vepron. Ndërkohë që duhet sqaruar se KLP dhe KLGJ të marrin masë për pezullim dhe inspektim lidhur me anëtarin përkatës të kësaj organizate kriminale. Deri në funksionimin të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, do bëhet nami në Shqipëri. Në rast se inspektimi vlerëson se nëse gjyqtari apo prokurori që ka shkelur ligjin, është në shkelje, mbi të duhet të fillojë procesi antimafia, që të provojë se nga i buron pasuria”.

Duke folur më konkretisht për platformën KÇK, kreu i qeverisë tha: “Për task forcën, Forca e ligjit, e nisëm në 2017 ka pasur rezultate shumë pozitive, por tani do kthehet në njësi speciale, me ligj do të jetë pjesë e strukturës së policisë në nivelin më të lartë. Për mision ka ekzekutimin e sekuestrimit të pasurive të krimit të organizuar”.

“Pra OFL do jetë një grup që tashmë është i ngritur për më shumë se 6 muajsh për këtë ditë, dhe do ketë masat me karakter personal që nga ndalimi për të dalë jashtë territorit të vendit apo edhe deri tek nga një qytet i caktuar deri te ndalimi i pajisjes me çdo leje për aktivitet. Me karakter pasuror: Nuk do bëhet asnjë veprim me natyrë të tillë, nuk mund të shiten makina, pasi subjekti ka barrën e provës në të kundërt si produkte të krimit ato konfiskohen .

Masat ekonomike, përjashtohen për të marrë licensa, për të marrë fonde, dhe nga çdo përfitim tjetër nga fondet publike. Kujt i provohet që pasurinë e ka nga krimi do futet në burg. Antimafia italiane merr dhe pasurinë e të vdekurve”.

Kryeministri paralajmëroi të vetët se kush nuk e voton në parlament nismën do përjashtohet nga PS: “Ne do prekim një sërë ligjesh të tjera, do jetë një akt normativ që do nënshkruhet të hënë, agjensia e aseteve të sekuestruara do kalojë në varësinë e ministrisë së brendshme. Do krijojmë një njësi speciale kundër korrupsionit e përqëndruar të korrupsioni në sistemin qeverisës, ne nuk do mbajmë njerëz në kurriz që përdorin mandatin apo zyrat për përfitime të veta dhe që na dëmtojnë si PS.

Kjo njësi do të jetë si OFL, bashkëpunimi në terren me partnerët është pjesë si Gurda di Financa, inspektorët e thesarit amerikan. Kërkoj mbështetjen e parlamentit pa kushte për KÇK, kush nuk voton është i përjashtuar nga grupi i PS”.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2369297309863749/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit