-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Rama për ‘Corriere della Sera’: Nuk e jap dorëheqjen

Më të lexuarat

Një ditë pas protestës më të fuqishme kombëtare kundër keqqeverisjes së tij, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pasi është votuar nga shumica e popullit të tij dhe se nuk ka detyrim të përmbushë kërkesat e opozitës, që shprehet se është minorancë. Në një intervistë për “Corriere dela Sera” më 17 shkurt 2019, Rama i përgjigjet pyetjeve të gazetarit shqiptaro-italian Leonard Berberi:

Opozita kërkon dorëheqjen tuaj. Ju, çfarë keni ndër mend të bëni?

“As nuk e mendoj këtë. Unë kam marrë një mandat të qartë popullor, kemi një mazhorancë të qartë në parlament dhe në fund, unë kam një detyrim përballë bashkatdhetarëve të mi. Nuk jam i detyruar të ndjek kërkesat e pakicës parlamentare. I vetmi detyrim imi është kontrrata me popullin shqiptar që më ka dhënë votën për të qeverisur.

Pra, pas asaj që ndodhi të shtunën, sipërmarrësit italianë dhe të huaj nuk duhet të tremben nga asgjë?

Jo. E vetmja gjë që ka bërë protesta e opozitës është që i dha Shqipërisë një imazh negativ me një dhunë absurde, por me rezultat zhgënjyes. Pasoja e vetme konkrete është shkatërrimi i një vepre artii, një kërpurdhe, që ishte instaluar në oborrin e selisë së qeverisë./syri

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit