2.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Rama para donatorëve në Stamboll: Ç’është Turqia për ne dhe ç’thotë Allahu për ndihmëtarët ndaj njerëzve

Më të lexuarat

Kryeministri Rama mbajti një fjalim në një konferencë donatorësh në Turqi, ku, i gjendur përballë njerëzve të besimi musliman, iu drejtua atyre me referenca kuranore dhe profetike.

“Kur’ani na mëson se katastrofat njerëzore janë sprova. Dua që katastrofa që po kalojmë të kthehet në frymëzim, dhimbja të kthehet në forcë. Katastrofa ka përkulur qytetet tona më të rëndësishme. Dua të besoj se edhe me ndihmën tuaj do arrijmë të bëjmë për Durrësin atë që Turqia bëri për Izmirin”, tha shefi i qeverisë shqiptare.

Përtej debateve tokësore, le të kemi besim se Zoti pranon vetëm atë që është e drejtë”, theksoi Rama.

Nën këtë frymë, ai citoi dhe një thënie profetike, kur tha se “Allahu do më shumë janë ata që janë të dobishëm për të tjerët dhe se “kushdo ndihmon një njeri në vështirësi, Allahu do ta lehtësojë nga vështirësia në ditën e ringjalljes”.

Rama shkoi deri në pikën e cilësimit të turqve si “vëllezër”, teksa vlerësoi rolin e tyre në operacionet e shpëtimit e ndihmën që pritet të japë në rindërtim.

“Dëshiroj të falënderoj secilin prej vëllezërve tanë që deri tani ka qenë shëmbëllim”, tha Rama.

“Po kërkoj dritën në zemrat tuaja. Drita më e çmuar është ajo që të vjen në orën më të errët. Kjo dritë pa tek Turqia një prej rrezeve të saj. Turqia e provoi edhe njëherë që i përmbahet urtisë së saj dhe nuk braktisi një mik dhe si thotë një shprehje e vjetër, ‘të ecësh me një mik në errësirës është më mirë se i vetëm në dritë’. Kam ardhur këtu t’iu falenderojë për 500 banesat e t’iu kërkoj të jeni pranë nesh”, theksoi shefi i ekzekutivit shqiptar. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit