Seanca e sotme parlamentare u shoqërua me debate të shumta mes opozitës dhe qeverisë.
Debatet degjeneruan edhe në sulme personale midis Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
Por jo vetëm kaq.
Në moment tensioni kreu i qeverisë nxori gjuhën ndaj opozitës, duke bërë një fytyrë qesharake. Mesa duket kreu i qeverisë nuk e ka përmbajtur veten pas debateve dhe akuzave. Ky moment është fiksuar nga kamerat ndërsa fotot dhe videoja po bëjnë xhiron e rrjetit.
Këtë si duket kanë pritur edhe ata që merren me ‘meme’, ku nuk janë kursyer. Më poshtë po ju sjellim disa nga ‘memet’ më pikante.