Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe njeriu që drejtoi fushatën në Qarkun e Fierit, në shtator do të ulet në karrigen e kreut të Kuvendit.
Kryeministri Edi Rama deklaroi për herë të parë në Top Story me Sokol Ballën se Gramoz Ruçi është emri i përzgjedhur prej tij për të zënë karrigen e lënë bosh nga Ilir Meta.
Rama tha se është 100 për qind i bindur për këtë, por pritet vetëm vendimi i vetë Gramoz Ruçit.
“Për mua 100 për qind po! Tani shpresoj mos kem telefonatën pas emisionit që të më thotë, prit se nuk më ke pyetur mua”, tha Kryeministri. /tch/