Kryeministri Edi Rama, në komunikimin javor u përqendrua te dielën ne mbrëmje te reformat ekonomike qe, sipas tij, kanë qenë të suksesshme dhe ekonomia u rrit me 3.4%.
Në komunikimin javor, kryeministri Rama u shpreh se “Reformat ekonomike të qeverisë shqiptare janë me rëndësi jetike për të rritjen e besimit, nxitjen e investimeve dhe fuqizimin e perspektivës për rritje të mëtejshme të ekonomisë, shprehet FMN. Nga një rritje ekonomike nga 0 deri në 1% deri tre vite më parë, FMN deklaroi se rritja ekonomike pritet të rritet deri në 3.4 % vitin që sapo lame pas. Të dhënat paraprake tregojnë se buxhetit i vitit 2016 ka rritur një balancë primare pozitive dhe mos të harrojmë se kemi rritur pagat dhe pensionet me 100 milionë dollarë pa rritur borxhin publik dhe kjo ndodh për herë të parë në 25 vjet”.
Me tej, Rama shtoi se “borxhi publik ndërkohë ka filluar rënien dhe do të vazhdojmë ta ulim. Rritje taksash nuk ka dhe nuk do të këtë. Kush fiton më pak, do të vazhdojë të paguaje më pak, kush fiton më shumë, do të vazhdojë të paguaje më shumë. Ndërkohë, konsumi, një element themelor për të parë shëndetin e ekonomisë, është rritur në shifra që tre vite më parë as nuk mund të mendoheshin. Sot jemi në kushte të reja ku jo vetëm vendi ka marrë kthesën nga buza e humnerës ku gjendej në vitin 2013, por mund të synojmë për shumë më tepër akoma, sepse kemi ende rezerva të mëdha të pashfrytëzuara në çdo aspekt e në çdo sektor dhe reformat po na japin vetëm rezultatet e para, të cilat pa asnjë dyshim do të shtohen e konsolidohen”.
Rama tha se “Shifrat e rimëkëmbjes ekonomike financiare dhe faktet e verifikuara e nënvizuara edhe nga FMN, edhe nga Banka Botërore, edhe nga Komisioni Evropian, për kthesën në drejtimin e duhur të ekonomisë tonë, nuk mjaftojnë për të kënaqur askënd përveç ekspertëve të fushës, se fundja në fund të ditës çdo familje kërkon dhe meriton më shumë. Po ashtu, jam i vetëdijshëm se pavarësisht faktit të rritjes ekonomike me 3.4% sot, është si dita me natën me rritjen mes 0 dhe 1% e nuk mjafton për të rritur ndjeshëm ekonominë familjare të gjithësecilit. As fakti se ekonomia e Shqipërisë rritet më shumë se të gjitha ekonomitë e rajonit nuk mund të mjaftoje. Prandaj, paralelisht me luftën kundër informalitetit që gjatë këtij viti do të thellohet, ne do të nisim së shpejti programin kombëtar 1 miliard dollarë për rindërtim. Falë këtij program të ri dhe investimeve të drejtpërdrejta nga buxheti i shtetit, ne do të fus im në rrugën e rilindjes së vendit një volum kapitalesh private për të rindërtuar më shpejt infrastrukturën rrugore, arsimore dhe shëndetësore”.
“Për të bërë të mundur injektimin në ekonomi të 1 miliard dollarë përmes punëve të drejtpërdrejta publike, ky program kombëtar do të sjellë një rritje dyfish të kësaj që kemi e do të rrisë ndjeshëm punësimin. Do të bëjë që rritja e ekonomisë kombëtare të ndjehet shumë më tepër në ekonominë familjare. Mandati i parë i qeverisjes është vetëm pjesa e parë për t’u ndarë nga një Shqipëri pa shtet dhe për ta bërë Shqipërinë e gjeneratës tjetër”, theksoi kryeministri Rama.