0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Rama: Çarmatimi i regjimit vrastar sirian, burim krenarie për ne shqiptarët

Më të lexuarat

Kryeministri Edi Rama, tha sot se ushtria shqiptare duhet të vendosë kodin e nderit në flamurin e saj, duke rekrutuar ata qytetarë të këtij vendi, që nderin e kanë të shenjtë, virtyt i cili duhet të mbetet norma më e lartë që rregullon jetën e ushtarakëve në Forcat e Armatosura.

Rama e bëri këtë deklaratë gjatë ceremonisë së prezantimit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Jeronim Bazo, që u zhvillua në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Tiranë. Ai i vlerësoi Forcat e Armatosura si “ura e pazëvendësueshme që lidh pazgjidhshmërisht Shqipërinë me NATO-n. Përmes kësaj ure Shqipëria ka bashkuar fatin e së ardhmes, fatin e të sotmes dhe gjakun e gjeneratës më të re me Aleancën e vendeve që e ndërtojnë jetën e tyre të përditshme mbi vlerat e paçmueshme të paqes, lirisë dhe demokracisë”.

Teksa i shprehu mirënjohje SHBA-së për kontributin në reformimin e FA-ve dhe integrimin e tyre drejt NATO-s por, edhe për mbështetje ndaj faktorit shqiptarë në rajon, Rama deklaroi se “Qeveria jonë, i jep rëndësi të posaçme partneritetit strategjik me SHBA-të dhe mishërimi i këtij partneritetit në frontin e NATO-s, nga llogoret e Irakut dhe të Afganistanit, tek përpjekja për të çarmatosur pa luftë regjimin vrastar në Siri, është jo vetëm detyrim i patjetërsueshëm, por dhe burim krenarie për ne shqiptarët” . “Ne nuk do ta harrojmë kurrë dhe për asnjë arsye”, vijoi ai, “se falë këtij partneriteti dhe kryekreje, falë SHBA-ve, si miku dhe aleati më i madh i shqiptarëve, sot shqiptarët janë më mirë se kurrë ndonjëherë më parë, kudo që ata banojnë në rajonin tonë”.

Kryeministri gjithashtu vlerësoi lartë figurën dhe integritetin e SHSHP të FA-ve, Jenomim Bazo, ku garantoi çdo ushtarak se, “përzgjedhja e shefit të ri të shtabit është bërë me vëmendjen më të madhe, për tu dhënë ju mbështetjen më të plotë , duke ju garantuar përmes figurës së tij profesionalizëm dhe integritet të lartë në drejtimin tuaj”.

Edhe pse koshient për problemet e trashëguara dhe për vështirësitë e momentit që kalon vendi, Kryeministri premtoi se qeveria do të bëjë të gjitha përpjekjet për të krijuar kushtet e domosdoshme që FA-të të kryejnë me sukses të plotë këtë proces reformimi. “Nëpërmjet një programi të gjerë dhe të thellë, ne do të rishikojmë disa dokumente strategjikë kryesorë të vendit dhe të FA-ve si dhe të modernizojmë bazën ligjore të FA-ve. Qëllimi i gjithë këtij procesi dhe i kësaj reforme tërësore në vazhdim, do të jetë ngritja e FA-ve në nivelin e pritshmërive të popullit shqiptar dhe aleancës së NATO-s”, vuri në dukje kryeministri Rama./trt

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit