-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Raketat ruse frikësojnë Europën

Më të lexuarat

Raportet, se Moska ka vendosur raketa me kapacitet bërthamor në Kaliningrad, kanë shkaktuar shqetësim mes vendeve fqinje.

Lituania e Polonia ngritën menjëherë zërin, ndërsa vet Rusia, deri tani, ka heshtur mbi të tilla pretendime, ndonëse këmbëngul nga ana tjetër se ka çdo të drejtë të stacionojë raketa, në rajonet e saj perëndimore.

Prej kohësh, Moska paralajmëron dërgimin e sistemeve “iskander”, me rreze të shkurtër veprimi, në Kaliningrad, si kundërpërgjigje ndaj mburoja raketore të Shteteve të Bashkuara në Europë.

Këtë të fundit, Moska e sheh si kërcënim ndaj mbrojtjes së saj nukleare. Kjo çështje është kthyer edhe në njërin prej burimeve më të mëdha të përplasjeve mes dy vendeve, gjatë presidencave të George W. Bush dhe Vladimir Putin.

Barack Obama është përpjekur t’i zbusë së fundi marrëdhëniet me Rusinë dhe planet për sistemin anti-raketë u rishikuan, por ato mbijetuan në një tjetër formë, e për këtë arsye antagonizmi rus vazhdon.

Uashingtoni këmbëngul se mburoja raketore nuk i referohet Rusisë, por është perceptuar të mbrojë Europën nga sulmet e shteteve të rrezikshme, ku supozohet të bëjë pjesë edhe Irani.

Distrikti ushtarak perëndimor zë pjesë të Rusisë perëndimore dhe veri-perëndimore, e përfshin edhe enklavën e Kaliningradit, që është e shkëputur nga vetë territori rus dhe ndan kufijtë me Poloninë, Lituaninë dhe Detin Balltik.

Sipas gazetës ruse “Izvetia”, raketat kanë qenë të stacionuara në zonë prej më shumë se një viti. / Top Channel

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit