4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Raketa kundër bazave ushtarake në Siri, të paktën 40 të vdekur

Më të lexuarat

Të paktën 40 persona kanë vdekur dhe 60 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga sulmet me raketë të lëshuara gjatë natës kundër vend qëndrimeve ushtarake në veri të Sirisë. Agjencia e lajmeve siriane, Isna, ka nënvizuar se mes viktimave janë edhe 18 iranianë. Raketat kanë goditur bazat ushtarake në Hama dhe Alepo. Sipas mediave zyrtare siriane, sulmet janë nisur nga bazat britanike dhe amerikane në veri të Jordanisë.

Por, vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani ka thënë se sulmi duket të jetë kryer nga Izraeli, derisa shumica e të vdekurve kanë qenë iranianë.

Qeveria në Teheran ka dërguar mijëra luftëtarë për të mbështetur forcat e presidentit sirian, Bashar al-Assad në luftën civile shtatëvjeçare.

Në fillim të prillit, shtatë ushtarë iraniënë mbetën të vdekur gjatë një sulmi ajror kundër një baze ajrore në Homs. Damasku, Teherani dhe Moska kishin akuzuar Izraelin në këtë rast, i cili as nuk e konfirmoi e as nuk e përgënjeshtroi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit