1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Rajna Veriore-Westphalia heq ndalimin e shamisë për mësuese

Më të lexuarat

Parlamenti i shtetit më të populluar gjerman, Rajna Veriore-Westphalia, ka hequr ndalimin e shamisë për mësuese në shkollat publike.
 
Në Asamblenë Parlamentare, dy parti kanë qenë kundër heqjes së ndalimit, ndërsa gjashtë të tjerët votuan në favor të heqjes së ndalimit.
Në mars, Gjykata Kushtetuese Federale ka hequr ndalimin e shamive e cila është imponuar në vitin 2003, duke deklaruar se ndalimi është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.
 
Gjykata Federale Kushtetuese e Gjermanisë vendosi që mësueset muslimane në shkollat publike gjermane në të ardhmen, sipas rregullores, mund të bartin shaminë dhe se ndalimi paushall i shamisë është antikushtetues. Ndalimi i shamisë së stafit në shkollat publike, pavarësisht nga vendimi, mund të vazhdoj edhe më tej, në qoftë se për shkak të shamisë, rrjedh ndonjë rrezik konkret për qetësinë në shkolla dhe neutralitetin shtetëror.
 
Ndalimi është imponuar mbi bazën se shamia kinse mund të shkaktoj përçarje dhe të vejë në dyshim neutralitetin e mësuesve, megjithatë, simbolet e krishterë përjashtohen nga ndalimi.
 
Edhe provinca e Bremenit, gjithashtu, ka hequr ndalimin e shamisë për personelin mësimdhënës.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit