12 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Qyteti që dergjet në plehra

Më të lexuarat

Malajzia është bërë një nga importuesit më të mëdhenj të plastikës në botë, duke mbledhur plehra që pjesa tjetër e botës nuk i do.

Por, është një qytet i vogël, Jenjarom, ai që po paguan çmimin për këtë dhe tani është i mbuluar nga 17 mijë ton mbeturina. Gjithçka filloi verën e kaluar. Çdo natë, pas mesnate, banorët detyroheshin të mbyllnin dyer dhe dritare për shkak se ajri rëndohej nga era e keqe.

Shpejt ata e kuptuan se bëhej fjalë për fabrika të paligjshme riciklimi që digjnin fshehtazi plastikë. Në 2017, Kina vendosi të ndalonte importin e mbetjeve plastike. Vetëm në atë vit, vendi kishte marrë 7 milionë ton mbetje plastike dhe shumë aktivistë e konsideruan fitore ndalimin. Por, duke mos patur ku të shkojnë tjetër, moria e mbetjeve plastike, shumica nga Britania e Madhe, SHBA dhe Japonia, morën një tjetër drejtim, drejt Malajzisë.

Mund të kishte qenë çdo qytet i saj, por Jenjaromi është pranë portit më të madh të vendit dhe pikës kryesore të hyrjes së mbetjeve, ndaj u bë vendi ideal. Nga janari deri në korrik 2018, rreth 754 mijë tonë mbetje plastike janë importuar në Malajzi. E kjo ka bërë që fabrikat e paligjshme të riciklimit të plastikës të njohin rritje. Mbetjet plastike zakonisht riciklohen në peleta, që mund të përdoren për të prodhuar lloje të tjera plastike. Por, jo e gjithë plastika mund të riciklohet, ndaj fabrikat e ligjshme duhet të çojnë mbetjet e pariciklueshme në vendgrumbullime, e kjo kushton para’.

Ndaj, fabrikat e paligjshme zgjedhin t’i depozitojnë ato ku të munden, t’i groposin apo edhe t’i djegin. E ata që jetojnë pranë këtyre fabrikave janë më fatkeqët./tch

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit