-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Qyteti gjerman heq statujën 4 metrash të Erdogan

Më të lexuarat

Qyteti gjerman i Wiesbaden ka hequr një statujë të artë prej 4 metrash të presidentit të Turqisë pasi u dëmtua me fjalët “Hitleri turk”.

Statuja e Rexhep Tajip Erdogan u instalua në një shesh si pjesë e festivalit të Arteve Bienale të Wiesbaden.

Organizatorët thanë se kishin shpresuar se do të nxisnin diskutimet lidhur me temën e këtij viti – “lajme të këqija”.

Në vend të kësaj, ajo nxiti konflikt midis mbështetësve dhe kritikëve të Erdoganit. Zjarrfikësit e zhvendosën atë natën e së martës.

Këshilltarja e qytetit Oliver Franz i tha gazetës Wiesbadener Kurier se shprehjen me zemërim kishin përshkallëzuar situatën.

“Në marrëveshje me policinë e shtetit, kryebashkiaku Sven Gerich u vendos që të hiqet statuja pasi siguria nuk mund të garantohej më,” u përgjigj ajo, cituar nga BBC.

Gjermania ka një pakicë të konsiderueshme turke, qëndrimet e ndryshme ndaj Erdoganit reflektojnë ato në Turqi. Disa e mbështesin politikën e tij nacionaliste, ndërsa të tjerë e akuzojnë atë për tendenca autoritare.

Marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Turqisë kanë qenë të ftohta vitet e fundit – jo më pak në mars të vitit 2017, kur z. Erdogan i krahasoi zyrtarët gjermanë me nazistët.

Fyerja erdhi pasi autoritetet gjermane anuluan tubimet që kishte shpresuar se do të nxisnin votuesit etnikë turq në Gjermani, përpara një referendumi kyç.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit