3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Qysh me parandalu gripin?

Më të lexuarat

Me ardhjen e ditëve të ftohta, nisin edhe ftohjet e para, andaj është koha e fundit të mendojmë si të mbrohemi dhe të forcojmë imunitetin.

Për fillim është e rëndësishme që të shëtisni në ajër të pastër dhe të konsumoni ushqim të shëndetshëm, i cili përbëhet nga pemët dhe perimet.

Po ashtu e rëndësishme është të pini sa më shumë ujë dhe çaj bimësh me mjaltë dhe limon.

Këto janë katër barnat që mund t’i përgatisni vetë për të luftuar gripin:

1.Për rikuperim të shpejtë grimconi pak hudhër (1/4 e lugës së çajit) dhe përzieni me lëng të freskët nga domatja.

2. Për ndalimin e këlbazës përdorni pak speca të kuq me një lugë mjalti dhe hane më së miri në stomak të zbrazët.

Në ndihmë ju vjen edhe kombinimi mjaltë dhe cimet.

3. Për të zgjidhur problemin e gripit provoni ekstraktin e gjethes së ullirit, pasi që ajo vret viruset.

4. Për forcimin e imunitetit pini shumë çaj me limon dhe mjaltë, ndërsa mjekët rekomandojnë edhe çajin e bardhë pasi është i pasur me antioksidues.

Po ashtu, ndihmon edhe çaji i gjelbër./Kumti.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit