4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Qysh me hartu një plan biznesi?

Më të lexuarat

Plani i biznesit paraqet një dokument të domosdoshëm dhe të rëndësishëm për themelimin e një biznesi, për menaxhimin, rritjen dhe zhvillimin e tij.

Plani i biznesit duhet të siguroj informatat e mëposhtme:

Ku ndodhemi në momentin e tanishëm?Ku dëshirojmë të arrijmë?Si të arrijmë atje?Sa janë të vlefshme sakrificat në krahasim me investimet që kemi për të bërë?
Plani i biznesit përmban:

Rezymenë, e cila është përmbledhje e shkurtër e planit të biznesit e cila shkruhet në fund, por vihet në fillim dhe përmban informata kyqe dhe shumë të përmbledhura mbi investitorin, shërbimet dhe tregun.

Historikun e shkurtër dhe gjendjen e përpiktë. Këtu shkruhen shkurtimisht informatat mbi të kaluarën dhe ecurinë e zhvillimit nga të gjitha aspektet për tu ndalur më hollësisht lidhur me gjendjen e shitjes.

Analizat e pozicionit dhe analizat SWOT(Strength, Weakness, Opportunities, Threats), ku analizohen përparësitë, dobësitë, mundësitë dhe rreziqet me të cilat ballafaqohet biznesi.

Përcaktimi i qëllimeve për një periudhe të ardhsme kohore, ku në të shumtën e rasteve përfshin 3 vite.

Analiza e tregut (produkti dhe shërbimi që ofrohet, tregu që synohet, segmentimi, kërkesa, konkurrenca, qmimet, plani i shitjes dhe plani i promovimit të biznesit).

Aspektet teknologjike dhe përshkrimi i procesit të punës për sajimin e produktit dhe shërbimit dhe lokacioni.

Aspektet e menaxhimit (struktura e organizimit, përshkrimi i punëve, ndarja e punëve dhe aftësimi i personelit).
Identifikimi i shpenzimeve dhe investimeve e burimeve të financimit.

Analiza financiare përfshin parashikimet financiare, rrjedhën e parasë, pasqyrën e të ardhurave, bilancin e gjendjes etj./KUMTI.COM

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit