0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Qumështi i dhive, i shëndetshëm për foshnjat

Më të lexuarat

Bebet e porsalindura do të ushqehen me qumësht të dhive për herë të parë në histori pasi ministrat britanikë kanë vendosur që t’i ndryshojnë ligjet mbi formulën e foshnjave. Departamenti britanik i Shëndetësisë po i ndjekë këshillat e ekspertëve evropianë të shëndetësisë që thonë se proteina e qumështit të dhive është e sigurt për përdorim në formulën e qumështit.
Ligjvënësit tani po konsultohen mbi rregulloret e reja që do tu lejonin prodhuesve të shesin formulën e prodhuar duke përdorë qumështin e dhive. Rregullat aktuale thonë se vetëm qumështi i lopës mund të përdoret për më të vegjlit.

Ky propozim vjen pasi EFSA (Autoriteti Evropian për Sigurinë e Ushqimit) ka arritur në përfundim se “qumështi i dhive mund të jetë i përshtatshëm si burim proteinash për foshnjat”.

Ky përfundim bëri që Komisioni Evropian të lëshojë një direktivë të re mbi formulën e bebeve në muajin gusht, i cili tani po hyn edhe në ligjin britanik përmes Departamentit të Shëndetësisë.

Vendimi për ndryshimin e rregullave shënon një ndryshim të qëndrimit të qeverisë britanike, e cila më parë këshillonte prindërit se qumështi i dhive nuk ishte i përshtatshëm për bebet.

Departamenti i Shëndetësisë thekson se nga qumështi i dhive mund të ketë alergji tek foshnjat, mirëpo edhe nga qumështi i lopëve fëmijët mund të kenë alergji, sidomos në vitet e para të jetës. Ndërkaq, EFSA thotë se qumështi i dhive mund të jetë alternativë shumë e mirë për foshnjat që janë alergjikë ndaj qumështit të lopëve.

Mirëpo, ekspertët shëndetësorë thonë se proteinat që gjenden në qumështin e lopës dhe të dhisë janë shumë të përafërta saqë një foshnje që mund të jetë alergjike në njërin qumësht, mund të jetë edhe në tjetrin.

Cherie Blair, bashkëshortja e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair, thuhet t’i ketë ushqyer fëmijët e saj me qumësht të dhive teksa bashkëshorti i saj ishte në pozitë. /FermaIme

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit