1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

QSA në Kumanovë realizoi projektin e Kurban Bajramit për vitin 2015

Më të lexuarat

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Kumanovë, me rastin e festës së Kurban Bajramit, realizoi projektin tradicional të saj “Shporta e Kurban Bajramit” për vitin 2015.

Qëllimi i projektit është solidarizimi me familjet në nevojë në komunën e Kumanovës dhe atë të Likovës, përmes realizimit të sakrificës së kurbaneve dhe shpërndarjes së mishit për kategori të ndryshme sociale të shoqërisë sonë.
Therrja e kurbaneve, e cila ashtu dhe siç është paralajmëruar më herët, është bërë në therrëtore të profesionale, në kushte të larta të përgatitjes teknike e higjenike, nga një staf profesional përfshirë dhe pjesën e ritualit konform normale fetare Islame në prezencë të hoxhës, i cili përkujdesej për pjesën e ibadetit dhe mënyrën e therrjes sipas normativave fetare. I tërë proçesi mbulohet me dokumentacionin përkatës, për të gjitha fazat e realizimit të tij.
Në kuadër të projektit u arrit sigurimi i një numri të konsiderueshëm i kurbaneve, të cilët Korpusi i QSA-së arriti t’i grumbullojë. Konkretisht u grumbulluanë 87 kurbanë për të cilët u therrën po aq dele. Nga këta 87 kurbanë gjithsejtë përfituan 346 familje
Kjo gjë është si rezultat i profesionalizmit dhe vullnetit të aktivistëve tanë për të qenë sa më pranë shtresave në nevojë. Gjithsej ishin 87 Kurbane ato u paketuan dhe Familjet të cilët përfituan nga mishi i kurbanëve gjithsej ishin 346 familje përfituse, ku shumica e tyre u shpërnda nëpër vendbanimet e komunave Kumanovë e Likovë: Rramali, Llopat, Opaje, Orizare, Likovë, Mateç, Ropalcë, Vishticë, Nikushtak, Allashec, Runicë, Sllupçan, Çerkez etj.
Përveç këtyre vendbanimeve, QSA shpërndau 80 pako mishi edhe në komunën e Prilepit, ku gjithashtu edhe atje përfituan familjet muslimane në nevojë.
I gjithë ky aktivitet u realizua me mbështetjen e partnerëve dhe donatorëve të QSA-së, si dhe nga Qendrat e QSA-së në diasporë: Zvicër, Gjermani, Belgjikë dhe Austri. QSA Kumanovë falënderon të gjithë kontribuesit për mbështetjen e dhënë, poashtu I falënderon dhe në emrin e qindra përfituesve që paten mundësi të përfitojnë përmes projektit “Shporta e Kurban Bajramit”.
Në fund QSA drejtohet me një lutje tek Zoti Fuqiplotë, që të gjithë donatorëve t’ua pranojë sakrificat (kurbanat) e tyre dhe t’ua shumëfishojë pasurinë e tyre, familjeve në nevojë t’u lehtësohet gjendja, që paqja dhe qetësia shpirtërore të mbizotërojë tek ta.
QSA-së në Kumanovë uron të gjithë besimtarët në katër anët e globit e në veçanti ata të Komunave te Kumanovës e të Likovës – Gëzuar festën e Kurban Bajramit, me dëshirë që Bajramet e ardhshëm të n’a gjejnë në paqë e harmoni ndërnjerëzore, në kushte më të mira ekonomike e sociale, me një numër sa më të vogël nevojtarësh në trevën tonë.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit