4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Qosja: Forcim partish e dobësim shteti

Më të lexuarat

 
Akademik Rexhep Qosja ka thënë se e sheh të rëndësishëm për vendin krijimin e një partie të re, me program që do të ndryshonte thellësisht prej programeve të partive tjera.
 
Ai ka thënë për ‘Epokën e re’ se secila prej këtyre partive kur ka ardhur në pushtet është kujdesur jo ta forcojë shtetin, por ta forcojë vetveten, partinë.
 Qosja ka përsëritur se formimi i Gjykatës Speciale është një padrejtësi politike që i bëhet Kosovës.
 Duke folur për 100-ditëshin e Qeverisë Mustafa, ai e ka kritikuar koalicionin PDK-LDK në shumë aspekte.
 Ai ka thënë se kryeministri Mustafa po bën veprime të gabuara si kryeministër.
 Qosja ka folur edhe për mbajtjen e mbledhjes së dy qeverive në Tiranë. “Do të dëshiroja që të dy qeveritë të kenë kujdes.
 Mosideja e madhe e krijimit të hapësirës gjithëkombëtare politike, ekonomike, arsimore, shkencore, kulturore, shëndetësore të mos bëhet estradë, që do të tregohet e bukur me retorikë, por e varfër me përmbajtje”, është shprehur Qosja./mszh
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit