-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

“Qoftë e përhershme miqësia turko-shqiptare”

Më të lexuarat

Kryekëshilltari i Presidentit të Turqisë për kulturën, Haydar Ali Yıldız gjatë vizitës së tij në Shqipëri ka zhvilluar takime dhe vizita me autoritete të Tiranës zyrtare.

 

Kryekëshilltari i Presidentit Erdogan viziton Universitetin “New York” të Tiranës dhe autoritete qeveritare

Kryekëshilltari i Presidentit të Turqisë për kulturën, Haydar Ali Yıldız, gjatë vizitës së tij në Shqipëri ka vizituar universitetin “New York” të Tiranës, i cili i është bashkuar rrugëtimit arsimor të fondacionit turk “Maarif”.

Gjatë kësaj vizite ai është shoqëruar nga ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, si dhe përfaqësues të fondacionit “Maarif”.

Këshilltari Yıldız në fjalën e tij të mbajtur përpara personelit të këtij universiteti, tha se gjatë vizitës së tij ka zhvilluar takime me synim zgjerimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Civilizimi ynë nis me urdhrin “Lexo!” dhe është i themeluar mbi drejtësinë. Ne mendojmë që çdo njeri duhet të mbrojë vlerat e popullit të tij. Çdo shtet kërkon që të ketë mendjet e tij të ndritura në mënyrë që ta çojnë atë përpara. Jeni ju ata që do punoni për të arsimuar mendjet e ardhshme të ndritura dhe udhërrëfyese duke ndikuar tek të rinjtë e këtij vendi”, ka thënë Yıldız dhe më pas duke shtuar se bota sot është e globalizuar dhe se si rrjedhojë kulturat e dobëta mund të shtypen përballë më të fortave, në vijim ka shtuar: “Kudo që të shkojmë shprehim fjalët e Presidentit tonë ku thotë se çdo popull duhet të rimëkëmbet bashkë me kulturën e tij.”

Këshilltari ka krahasuar çdonjërin nga pedagogëve të universitetit me një lule nga e cila të rinjtë thithin nektarin dhe prej tij prodhojnë mjaltë të mrekullueshëm.

Ai tha se shpreson që vizitat e dy vendeve të intensifikohen dhe uroi që të rinjtë shqiptarë të edukohen mirë nga ky universitet dhe të jenë sa më të denjë për shoqërinë shqiptare.

Yıldız  preku dhe çështjen e organizatës terroriste FETO duke vënë në dukje se ajo është futur në Shqipëri përmes sistemit të arsimit, ndërsa theksoi dhe një herë anën e saj tinzare dhe nxiti shqiptarët të distancohen prej tyre.

Shkurtimisht theksoi se “Maarif” është një institucion zyrtar i shtetit turk dhe se po ashtu është i vetmi përfaqësues zyrtar i këtij shteti.

Në mbyllje të fjalës së tij ai ka thënë: “Rroftë miqësia turko-shqiptare.”

Nga ana tjetër, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük tha në fjalën e tij se ne si dy popuj me një të kaluar të gjatë të përbashkët nuk duhet të qëndrojmë vetëm me këtë ndjenjë, por duke u mbështetur në të kaluarën të zhvillojmë projekte konkrete për rritjen e bashkëpunimit. Po ashtu Yörük hapjen e shkollave të Maarif-it e cilësoi si një projekt të kësaj natyre.

Nga ana tjetër, kryekëshilltari i Presidentit të Turqisë për kulturën, Haydar Ali Yıldız ka zhvilluar takime me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj si dhe me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro. Gjatë takimeve është diskutuar forcimi i marrëdhënieve dhe zhvillimi i tyre në të ardhmen dhe në interes të dy vendeve e popujve miq shqiptaro-turke.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit