3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

QKUK do të fillojë me ndëshkimin e punëtorëve

Më të lexuarat

Ikja e punëtoreve shëndetësorë gjatë orarit të punës ka bërë që të formohet një komisionin mbikëqyrës dhe një pyetësor që do të evidentoj orarin e tyre dhe detyrat e parapara gjatë ditës. Kështu tha drejtori ekzekutiv i QKUK-së, Njazi Gashi.
Ndërkaq zyrtarë të Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, thonë se ky është një manipulim i radhës nga menaxhmenti i QKUK-së.

Mosrespektimi i orarit të punës nga stafi i punëtorëve shëndetësorë të QKUK-së, ka bërë që të formohet një ekip mbikëqyrës që do të evidentoj, jo vetëm orarin e punës por edhe kodin profesional të veshjes, tha për Radio Kosovën drejtori i QKUK-së, Njazi Gashi.

”Orari fillon nga ora 07:00 dhe përfundon në ora 15:00. E këta punojnë 3-4 orë, ndërkaq deri rreth orës 09:00 nuk fillojnë punën hiq, do të thotë prej orës 09:00 deri në 13:00 edhe kryhet orari. Kështu që kamë planifikuar t’u bëjë nga një pyetësorë dhe të deklarojnë se çka kanë punuar dhatë tërë orarit”, deklaroi ai.

Ndërkaq kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, këtë veprim e vlerëson si një manipulim nga ana e menaxhmentit të QKUK-së.

”Unë e kisha pyet drejtorin me çfarë barometri ai e ka matur se mjekët rrinë vetëm tri orë në punë, kur dihet se në shumicën e klinikave kanë nga dy herë në ditë mbledhje. Do të thotë se me këta formularë bëhet vetëm manipulim, sepse prapë se prapë nuk do të respektohet orari i punës”, tha Syla.

Drejtori Gashi, tha se mosrespektimi i orarit të punës nga ana e mjekëve është evident dhe se ka dëshmi që një gjë e tillë ndodhë pothuajse çdo ditë.

”Kemi pasur rastin kur edhe kemi larguar nga puna punëtorët që nuk kanë respektuar orarin, por të gjitha rastet po i kthen ose komisioni për ankesa dhe parashtresa e QKUK-së, ose niveli i gjykatave. Ekipi mbikëqyrës do të jenë aktiv 24 orë brenda hapësirave të QKUK-së”, tha Gashi.

Sipas tij, kjo rregullore e paraparë me ligjin e shëndetësisë do të hyjë në funksion nga muaji i ardhshëm dhe të gjithë ata që janë në kundërshtim me të, do të marrin ndëshkimin e merituar. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit