Thithja e tymit të qirinjve aromatikë, të cilët zakonisht ndizen në ambiente me ajrim të dobët si në banjë, shton rrezikun nga astma, ekzemat dhe problemet tjera me lëkurë, ka bërë me dije një studim i Universitetit të South Carolina.
Studiuesit kanë pohuar se ndezja e qirinjve aromatikë në ambiente me ajrim të dobët dhe përbërja e të cilëve bazohet në dyllin e parafinës, ka ndikim akoma më të madh se pirja pasive e duhanit.
“Përbërësit organikë të avullueshëm dhe kemikalet kancerogjene si touleni dhe benzeni nga qiriri shkaktojnë me siguri të plotë astmën, ndërsa i bëjnë dëm gjithë organizmit tonë”,- ka deklaruar udhëheqësi i studimit, dr. Amid Hamidi.
Sipas studimit më të fundit qirinjtë aromatikë të shtrenjta dhe përbërje të mirë nuk pa donjë problem për shëndetin tonë, por shumica e qirinjve të importuar dhe të lirë, të cilët janë bazuar në dyllin e parafinës, nënprodukt i rafinimit të naftës mund të shkaktojnë dëm serioz tek njerëzit.
Këshilla për ndezje të sigurt të qirinjve:
– Zgjidhni qirinjtë me bazë nga dylli i bletëve ose soja.
– Qirinjtë e zakonshëm, për shembull ata pa aromë përmbajnë më pak tym dhe grimca të dëmshme.
– Qirinjtë me dyllë të fortë janë alternativë më e mirë e varianteve me xhel.
– Zgjidhni qirinj me fitil më të vogël e më të hollë, sepse prodhojnë më pak tym.
– Qirinjtë t’i ndizni në ambient me ajrim.