-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Qindra protestues në Baltimore protestojnë kundër dhunës policore ndaj afro-amerikanëve

Më të lexuarat

“Jetët e njerëzve me ngjyrë janë të rëndësishme” dhe “Pa drejtësi, nuk ka as paqe” janë mesazhet e protestuesve të cilët kanë ndezur qirinj në nder të të vrarit Gray, i cili humbi jetën gjatë arrestimit të javës së kaluar
 
Në qytetin amerikan Baltimore kanë vazhduar protestat e qytetarëve kundër dhunës së policëve ndaj afro-amerikanëve, dhe bëhet fjalë për protesta për shkak të vdekjes së 25-vjeçarit, Freddie Gray për shkak të plagëve të marra gjatë arrestimit të javës së kaluar.
 
Disa qindra protestues janë mbledhur në Baltimore ku me një shëtitje të qetë kanë shprehur kundërshtimin ndaj incidenteve gjithnjë e më të shpeshta të policisë ndaj afro-amerikanëve. 
 
“Jetët e njerëzve me ngjyrë janë të rëndësishme” dhe “Pa drejtësi, nuk ka as paqe” janë mesazhet e protestuesve të cilët kanë ndezur qirinj në nder të të vrarit Gray.
 
Protestues të mbledhur janë nisur drejt Stacionit policor në Baltimore, por policia ndërmori masa të forta sigurie dhe nuk lejoi që t’i afrohen stacionit. Pastaj kolona e protestuesve është nisur drejt qendrës së qytetit, ku shkaktuan rëndimin e trafikut, por jo edhe incidente të mëdha. 
 
Policia ndaloi për një kohë tre protestues, ndërsa gjithë rrjedhën e protestave e kanë vëzhguar edhe nga helikopterët. 
 
Pas 10 kilometra marshimit përgjatë qytetit, protestuesit janë mbledhur para godinës së qeverisë lokale dhe për një kohë të shkurtër kanë rrethuar dy vetura të policisë. Me ardhjen e forcave policore, situata është vënë përsëri nën kontroll, ndërsa protestuesit janë shpërndarë në mënyrë të qetë. 
 
Një nga udhëheqësit e demonstratave Wesley West ka thënë për AA se protestat do të vazhdojnë deri në përfundimin e procedurës dhe ndëshkimin e “policëve vrasës”. 
 
Gray është ndalur më 12 prill, ndërsa gjatë arrestimit i është nënshtruar dhunës së policëve. Mjekët i kanë diagnostikuar lëndime të rënda të shtyllës kurrizore dhe qafës, për shkak të cilëve ndërroi jetë të dielën në spital. Procedura e nisur hetimore pritet të mbarojë deri në fund të muajit, dhe pastaj do të vendoset nëse do të ngrihen akuzat ndaj policëve.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit