Paraqitja nën pritshmëritë në “Rusi 2018” dhe eliminimi i Egjiptit që në fazën e grupeve, ku nuk grumbulloi asnjë pikë, nuk e cënoi aspak famën e Muhamed Salah në atdheun e tij.
Sulmuesi i Liverpoolit, pas largimit nga Rusia, vendosi të kalojë disa ditë pushime në vilën e tij në Kairo, por dikush shpërndau këtë detaj dhe adresën e saktë në internet.
Kjo bëri që brenda pak minutash, në oborrin e vilës së Salah të mblidhen disa qindra tifozë, të cilët u shpërndanë më pas vetëm me ndërhyrjen e policisë lokale.
Gjithsesi ylli egjiptian zgjodhi t’i respektojë dhe të dalë jashtë, ku nuk refuzoi kërkesat për fotografi dhe autografe nga fansat e tij.